Driloni viziton Prekazin e komandantit Adem Jashari: Aty ku i ka rrënjët liria

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 11:00
Driloni viziton Prekazin e komandantit  Adem Jashari: Aty ku i ka rrënjët liria

Boksieri i njohur Drilon Rama, në shoqërinë e dajës së tij, këngëtarit Skender Hasi, ka realizuar një vizitë të veçantë në Prekazin e komandantit legjendar Adem Jashari, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë vizitës, boksieri Rama pati mundësinë të njohë nga afër historinë e këtij vendi dhe të kuptojë më thellë rëndësinë e ngjarjeve që ndodhën aty, të cilat luajtën një rol kyç në çlirimin e Kosovës.

 

Në këtë vizitë, Drilon Rama shprehu përkushtimin dhe respektin për sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kujtimit të kësaj historie për brezat që do të vijnë. Ai theksoi se është një nder i madh për të të vizitojë një vend të tillë, i cili përçon mesazhe të fuqishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Prekazi është simbol i qëndresës dhe sakrificës së popullit të Kosovës, ku u zhvilluan ngjarje që shënuan një kthesë të madhe në luftën për liri.

Image

(Kosova Sot Online)