Skandal: Në 'Big Brother Albania Vip' Gjestin e quajnë edhe 'kopil shkine'

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 06:41
Skandal: Në 'Big Brother Albania Vip' Gjestin e quajnë edhe 'kopil shkine'

Artistin e njohur nga Kosova, Gjestin janë duke e syrgjynosur në Big Brother Vip Albania Vip , shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Po e shajnë, po e bullizojnë, e bënë për spital, po shfaqin racizëm ndaj tij dhe produksioni vazhdon të heshtë.

 

Së fundi pasi Gerta Gixhari shpëtoj sërish dhe u rikthye në shtëpi, ishte Jozi ai që e ofendoj shumë rëndë Gjestin duke e quajtur disa herë "kopil shkine", transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"O kopil shkine na ke vra pas shpine" i tha Jozi me tërë injorancën që e karakterizon.

“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua Jozi,

Gjesti pas kesaj tejet i lënduar tha se nuk është kjo më lojë.

Në realitet ofendimet dhe bullizimet ndaj Gjestit kanë kaluar çdo limit.


(Kosova Sot Online)