Yllka i del në krah Gjestit: 'Big Brother Vip Albania' nuk i meritoni votat e shqiptarëve të Kosovës

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 15:00
Yllka i del në krah Gjestit: 'Big Brother Vip Albania' nuk i meritoni votat e shqiptarëve të Kosovës

Banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, mbrëmë pas spektakli e ka ofenduar rëndë banorin nga Kosova, Gjestin, derisa sot me vendim të produksionit pas shpërthimit të kritikave nga qytetarët e Kosovës, produksioni ka marr vendim për përjashtimin e Jozit,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Jozi e quajti Gjestin ‘kopil shkine’, deklaratë kjo që u komentu shumë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

 

Për këtë, ka reaguar ashpër edhe nga aktorja e njohur, Yllka Gashi.

Përmes një postimi në Instagra,, ajo i ka bërë thirrje Big Brother VIP Albania që të marrë masa.

“Gjesti Ti nuk je kopil shkine, ti je showman i lindur! Faleminderit qe na bon me qeshe e na disponon me sharmin tond! Big brother Vip Albania 4 Nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar aktorja në Instagram.

Image

 

(Kosova Sot Online)