Jozefin Marku përjashtohet nga 'Big Brother Albania Vip' pasi e quajti Gjestin 'kopil shkine'

  • A.P /
  • 05 February 2025 - 12:16
Jozefin Marku përjashtohet nga 'Big Brother Albania Vip' pasi e quajti Gjestin 'kopil shkine'

Jozefin Marku është përjashtuar me zarf të zi nga 'Big Brother Albania Vip' pasi e quajti Gjestin 'kopil shkine', transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua Jozi artistit nga Kosova.

Ofendimi që u adresua ndaj Gjestit nga një banor i 'Big Brother Albania Vip' duke u quajtur "kopil shkine", ofendim racist që godet rëndë shqiptarët e Kosovës por jo vetëm, kanë shpërthyer me kritika qyteatrët në rrjetet sociale duke kërkuar nga produksioni të marrin masa konkrete duke e përjashtuar banorin e quajtur Jozi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


(Kosova Sot Online)