![](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/06/200x200_Parashqevi_Simaku_foto1738832955.jpg)
Lexoni edhe:
Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si po duket
E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka folur pas vdekjes tragjike të ish-yllit të One Direction, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka folur në një intervistë të gjatë për The Sun, në të cilën nuk i kurseu as lotët. Ajo u ndal te vendimi për tu rikthyer në Florida përpara se ngjarja tragjike të ndodhte, duke thënë:
Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si po duketLexoni edhe:
“Ne kishim qenin tonë dhe padyshim që kurrë, kurrë nuk e kisha menduar se kjo ngjarje do të ndodhte. Ishte një aksident tragjik dhe jo, nuk e kam menduar kurrë që ai mund të vdiste aq i ri. Por ne kishim jetët tona dhe kjo nuk ishte hera e parë që qëndronim larg njëri-tjetrit”.
Që nga vdekja e tij, ajo ka telefonuar vazhdimisht në numrin e vjetër të telefonit të Liam vetëm për të dëgjuar mesazhin zanor të tij. Ajo gjithashtu është larguar nga banesa që dikur e kishin marrë me qira në Florida dhe është kthyer në vendlindjen e saj, New Jersey.
Kate tregoi se e mësoi për lajmin tronditës nga një prej miqve të Liam kur ajo ishte në shtëpi me qenin e tyre, Nala, ndërsa ajo ishte duke kaluar kohë në mediat sociale. Si fillim, ajo besoi se ishte një mashtrim, por kishte një ndjesi të keqe se do të ishte e vërtetë.
(Kosova Sot Online)