![](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/07/200x200_Gjesti_GBANI_ne_televotim_BIG_BROTHER_ALBANIA_VIP1738908287.jpg)
Lexoni edhe:
Gjesti dhe G-Bani shkojnë kokë me kokë në televotim në 'Big Brother Albania Vip'
Në “Big Love”, një mesazh emocionues nga motra e Gjestit, Blerina, u shfaq në ekran, duke prekur jo vetëm konkurrentin, por edhe publikun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në mesazhin e saj, ajo e quajti me përkëdheli “Besart nubi” dhe shprehu sa shumë i mungon. Ajo tregoi besimin e palëkundur që ka pasur gjithmonë tek ai dhe forcën që ka treguar për të mos u dorëzuar ndaj qëllimeve të tij, pavarësisht vështirësive.
Gjesti dhe G-Bani shkojnë kokë me kokë në televotim në 'Big Brother Albania Vip'Lexoni edhe:
“Këto fjalë janë për ty Besart nubi po them që po më mungon shumë unë kam pasur besim në ty gjithmonë që ti nuk dorëzohesh në qëllimet e tua edhe në momentet më të vështira që ke kaluar. Brenda teje mundet me qenë krejt kjo forcë, sado që janë momente e fjalë jo të duhura për ty, ti prapë nuk e ke nxjerrë veten në nivel ku nuk duhet.
Si familje jemi shumë krenarë për ty, ne e dimë kush je. Ti je i njëjti Besart që do ta kesh mbështetjen tonë në çdo hap të linjës tënde,” shkruan Blerina, duke e siguruar vëllanë e saj për dashurinë dhe përkrahjen e familjes.
(Kosova Sot Online)