G-Bani dëbohet me zarf të zi pasi goditi Gjestin fizikisht

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 09:45
G-Bani dëbohet me zarf të zi pasi goditi Gjestin fizikisht

Pas incidentit që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit,  komentuesit në rrjete sociale po pyesin a do të përjashtohet G-Bani me zarf të zi pasi goditi Gjestin fizikisht në 'Big Brother Albania Vip' apo sërish do të falet nga produksioni?, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nuk ka vonuar shumë dhe i njejti është përjashtuar me zarf të zi.

 

Derisa ishin duke u sfiduar në orën e 11-të në lojën e rezistencës, G-Bani pasi humbi sfidën ka goditur me grusht Gjestin duke e hedhur në tokë së bashku me Eglin.

Ky është një një tjetër veprim skandaloz nga G-Bani i cili vazhdon të tolerohet me sjelljet e tij huligane në "Big Brother Albania Vip".

Reagimet nuk munguan dhe nga banorët dhe komentuesit të cilët u shqetësuan për Gjestin, gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky është skandali i radhës në këtë edicion ku Gjesti po sulmohet vetëm pse është pretendeti kryesor për të fituar.

(Kosova Sot Online)