G-Bani përjashtohet me zarf të zi pasi goditi Gjestin fizikisht në 'Big Brother Albania Vip'

  • A.P /
  • 09 February 2025 - 10:36
G-Bani  përjashtohet me zarf të zi pasi goditi Gjestin fizikisht në 'Big  Brother Albania Vip'

Pas incidentit që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit, G-Bani është përjashtuar me zarf të zi pasi goditi Gjestin fizikisht në 'Big Brother Albania Vip', transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa ishin duke u sfiduar në orën e 11-të në lojën e rezistencës, G-Bani pasi humbi sfidën ka goditur me grusht Gjestin duke e hedhur në tokë.

 

Ky është një një tjetër veprim skandaloz nga G-Bani i cili vazhdon të tolerohet me sjelljet e tij huligane në "Big Brother Albania Vip".

Reagimet nuk munguan dhe nga banorët dhe komentuesit të cilët u shqetësuan për Gjestin, gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky është skandali i radhës në këtë edicion ku Gjesti po sulmohet vetëm pse është pretendeti kryesor për të fituar.

(Kosova Sot Online)