Ja çfarë bëri Gjesti kur e pa duke qarë Gertën e cila e bëri për spital

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 11:11
Ja çfarë bëri Gjesti kur e pa duke qarë Gertën e cila e bëri për spital

Gerta është përlotur pasi e ka marrë malli për dy djemtë e saj. Në një moment ajo i tha Krisës që po vdiste për një përqafim dhe se donte që të paktën të takonte njërin nga të shtëpisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më pas ajo u shtri në krevatin e saj, ku ishte mbuluar me jorgan. Pranë tij shkoi Gjesti dhe e shikon që po qan dhe e pyet nëse po qan për fëmijët.

 

Pasi ajo i tha po, banori u ul pranë saj dhe e përqafoi dhe teksa i përkëdhelte kokën i thotë:

“Mos u mërzit se i ke mirë. Krejt i ke mirë”.

Nga ana tjetër Gerta shprehet se u bënë shumë ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

“U preka shumë, vdiqa për…”/ Për çfarë shpërtheu Gerta në lot? 

“Një muaj e gjysmë kam unë këtu. Duhet të më sjellin të paktën çunin e vogël, më ka marrë malli t’a përqafoj. Besoj i kam mirë, po dua t’u dëgjoj erën atyre. Dua erën e gushës së atij, trupit, lëkurës që ka. Vdiqa t’a përqafoj, t’a shtrëngoj fort. Se bëmë një lojë aty me gjet kryeqytetet e botës dhe këtë lojë e bëjmë me çunin e vogël, e prandaj u preka”, tha Gerta.

Image


(Kosova Sot Online)