Egla Cenon e bëjnë 'horë' pasi tha se Gjestin nuk e sheh fitues pasi është kosovar

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 15:11
Egla Cenon e bëjnë 'horë' pasi tha se Gjestin nuk e sheh fitues pasi është kosovar

Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ka reaguar ndaj kritikave që mori në rrjetet sociale pas një deklarate të saj, ku e cilësonte Gjestin si “djalosh kosovar”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komenti u bë pas një interviste të bërë së fundmi, ku ajo theksoi se nuk e shihte Gjestin si fitues të këtij edicioni, duke përdorur termin “kosovar” për ta përshkruar.


"Djalë kosovar… nuk e shoh fitues"

Ndjekësit u ngritën menjëherë për këtë shprehje, dhe Ceno e ndjeu të nevojshme të sqaronte qëndrimin e saj.

Ajo reagoi në rrjete sociale me një postim ku shprehu se ata që ishin prekur nga fjala “kosovar” ishin të paditur, dhe theksoi se të qenit kosovar është një arsye krenarie.

Të jesh kosovar është krenari! Kush mendon ndryshe është një qelbësirë

Ajo përfundoi postimin me një mesazh të fortë, duke iu drejtuar kosovarëve me një përshëndetje të ngrohtë.

Lovju Kosova, Lovju Kosova

Image

(Kosova Sot Online)