Ja kush është në kontakt me Eglin

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 09:00
Ja kush është në kontakt me Eglin

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, ka hapur një pyetësor në Instagram, ku iu përgjigj disa prej pyetjeve më të shpeshta nga ndjekësit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Një nga pyetjet më të shpeshta që ajo mori kishte të bënte me Eglin, dhe Livia nuk hezitoi të japë një përgjigje, por duke ruajtur njëfarë diskrecioni.

“Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri kur ai vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndërtuar brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe jo, dua shumë atë buzëqeshjen e tij” – shkroi ajo.

Image

(Kosova Sot Online)