
Lexoni edhe:
Adrola dhe Capital T së bashku në pushime
Avokatja Eni Çobani, përfaqësuese ligjore e ish-bashkëshortit të këngëtares Violetë Kukaj ka thënë se ajo i mori pasurinë ish-burrit me mashtrim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Jam përfaqësuese ligjore e familjes Ratkoceri, unë jam me bashkëshortin dhe përfaqësuese e nënës së tij. Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës i është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha ajo.
Adrola dhe Capital T së bashku në pushimeLexoni edhe:
Çobani tha se gjyqi pritet të vazhdohet.
Po ashtu ajo ka thënë se Kukaj e ka çuar në spital ish-bashkëshortin.
“Nuk ka fituar asgjë. Gjyqi që ka fituar ka qenë një gjyq penal, ku zonja ka shkuar ka denoncuar bashkëshortin, i cili kërkonte asaj një ribashkim familjar. I thoshte: A do të bashkohemi? Sepse është edhe nën efektin e një sëmundjeje të rëndë. Ajo jo vetëm nuk e ka vërtetuar faktin se bashkëshorti është i sëmurë, por e ka çuar vetë me dorën e saj në spital dhe i ka nxjerrë raportin.”, tha Çobani.
(Kosova Sot Online)