
Lexoni edhe:
Shqetësuese, publikohet video ku Gjesti kapet me forcë në Big Brother Albania Vip
Egla Ceno hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t u rikthy në shtëpi në kuadër të sfidës që banorët kanë këtë javë, ajo e mos reagimeve.
Shqetësuese, publikohet video ku Gjesti kapet me forcë në Big Brother Albania VipLexoni edhe:
Lidhur me rifutjen e saj në shtëpi, ndonëse për pak minuta, Egla ka bërë një postim në rrjetet sociale, ditën e sotme.
Aktorja e njohur shprehet se ishte super ndjesi rikthimi i saj aty, duke qenë se nuk ishte konkurrente.
Ajo shton se aty brenda ndjen energjinë e secilit dhe e kupton se kush shkon drejt podit, finales. Ajo shkruan për përqafimin që Gjesti i dha asaj, apo puthjen që vetë ajo i rrëmbeu Laertit.
Egla shton se ka në mendje 3 finalistë dhe se të 4 do e shtonte sa për të plotësuar numrin.
“Kam dhe fituesin, ai është një mashkull”, shkruan Egla në fund të postimit në “Instastory”.
(Kosova Sot Online)