Gerta Gixhari godet Gjestin fizikisht, produksioni hesht sërish

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 09:30
Gerta Gixhari godet Gjestin fizikisht, produksioni hesht sërish

Shtëpia e Big Brother VIP Albania ka qenë sërish skenë e një situate të tensionuar, këtë herë mes banorëve Gjesti dhe Gerta Gixhari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një loje të organizuar brenda shtëpisë, e quajtur “Burrec mos u zemëro”, dyshja u përfshi në një konfrontim të vogël fizik, duke rritur edhe më shumë tensionet mes tyre.

 

Gjithçka nisi kur Gjesti, i nervozuar nga rrjedha e lojës, tentoi të largohej dhe në shenjë revolte hodhi zarin e pikëve, duke prishur ekuilibrin e lojës.

Në atë moment, Gerta u përpoq ta ndalonte, por ai reagoi menjëherë duke i thënë: “Mos më prek”, një frazë që e bëri situatën edhe më të ndezur.

Banorët e tjerë, të shqetësuar nga eskalimi i situatës, dëgjohen duke thënë “Mos, mos”, duke u përpjekur të qetësojnë palët dhe të shmangin një konflikt më të madh.

Tensionet mes Gertës dhe Gjestit kanë qenë të dukshme që nga fillimi i reality show-t, me përplasje të herëpashershme në debate të ndryshme.

Kjo përplasje e fundit vetëm sa konfirmon se marrëdhënia e tyre mbetet një nga më të nxehtat në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

@noway0780 #gjesti #bigbrothervipalbania ♬ original sound - Noway

(Kosova Sot Online)