'Eurovision 2025', ja kur do të performojë Shqipëria

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 12:50
'Eurovision 2025', ja kur do të performojë Shqipëria

Shqipëria do të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest 2025” , në Bazel, Zvicër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesit e këtij viti janë grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”. Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.​

 

Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është si vijon:

Islanda​ Polonia​ Sllovenia​ Estonia​ Spanja​ Ukraina​ Suedia​ Portugalia​ Norvegjia​ Belgjika​ Azerbajxhani​ Shqipëria​ Holanda​ Kroacia​ Qipro​.

Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende:

Australia​ Mali i Zi​ Irlanda​ Letonia​ Armenia​ Austria​ Greqia​ Lituania​ Malta​ Gjeorgjia​ Danimarka​ Republika Çeke​ Luksemburgu​ Izraeli​

Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë.​

Image

(Kosova Sot Online)