Sonte finalja e' Big Brother VIP Albania' ka puls me fitorën e Gjestit

  • A.P /
  • 19 April 2025 - 09:04
Sonte finalja e' Big Brother VIP Albania' ka puls me fitorën e Gjestit

Zyrtarisht sot më 19.04 2025, do të mbahet dita finale e reality show “Big Brother VIP Albania”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjesti është pretendent i vetëm për të fituar çmimin kryesor të spektaklit.

 

Në finale janë edhe Egli, Rozana dhe Laerti.

Në spektaklin që do të mbahet sonte do të ketë performanca të shumta nga këngëtarë të ndryshëm dhe supriza të shumta.

Gjesti e arrin këtë finale pas 6 muajsh izolim, si rezultat i qëndrimit tre mujor edhe në Big Brother VIP Kosova dhe hyrjes në Big Brother VIP Albania menjëherë.

Si rezultat i gjithë dinamikave që ka krijuar dhe ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar, dhe në përkrahjen e publikut, Gjesti shihet si favorit kryesor për të marrë 100 mijë eurot e çmimit të parë.


(Kosova Sot Online)