G-Bani e bën 'horë' Laert Vasilin: Hipokrit që bënte thirrje për t'i vrarë banorët

  • A.P /
  • 25 April 2025 - 07:46
G-Bani e bën 'horë' Laert Vasilin: Hipokrit që bënte thirrje për t'i vrarë banorët

Pas deklaratave të fundit të Laert Vasilit, ku aktori paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar përgjigja e G-Banit, ish-banori i edicionit të katërt. Përmes një reagimi të gjatë e në rrjete sociale, G-Bani shprehet i revoltuar ndaj qëndrimeve të Laertit dhe e akuzon atë për hipokrizi,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në reagimin e tij, G-Bani përmend edhe momentet brenda shtëpisë, duke nënkuptuar një sjellje kontradiktore të Laertit: “Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ato që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”

Ai thekson se produksioni ka pasur një rol të madh në rrugën e Laertit drejt finales, por nuk lë pa përmendur edhe ndihmën që sipas tij i kanë dhënë disa banore: “Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër.”

Në fund, G-Bani i kthehet edhe çështjes së artit e krijimtarisë, duke u shprehur: “Babai im ishte oficer, por shkruante poezi e vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

Image

(Kosova Sot Online)