Aktorja Vlora Merovci e pranon se ka filluar punën në Qeveri

  • 23 February 2016 - 19:04
Aktorja Vlora Merovci e pranon se ka filluar punën në Qeveri

Aktorja Vlora Merovci, ka pranuar se ka filluar punën në Qeveri.

Pas raportimit të Magazina.al, se aktorja Vlora Merovci ka filluar punën në Qeverinë e Kosovës, ajo e ka pranuar edhe vetë këtë gjë.

Sipas burimeve të Magazina.al, Vlora kishte filluar punën në Ministrinë e Drejtësisë e cila udhëhiqet nga Hajredin Kuçi, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë aktorja.

“Ministria e Drejtësisë është një sfidë e re për mua, por aktrimin e kam në plan të parë. Aktrimin nuk e kam lënë dhe nuk do ta lë”, ka thënë aktorja për telegrafin, e cila momentalisht është e angazhuar rreth diplomimit në master, moduli teatër në Universitetin e Prishtinës.

(Kosova Sot)