Ylli i serialeve turke, ‘Gylseren’: Gjithmonë merrja atë që doja – nuk mbaj kontakte me ish-partnerët (Foto)

  • 07 March 2016 - 00:04
Ylli i serialeve turke, ‘Gylseren’: Gjithmonë merrja atë që doja – nuk mbaj kontakte me ish-partnerët (Foto)

Ajo është një yll televizioni, ashtu sikurse edhe në ekranin e madh. E di shumë mirë se çfarë kërkon nga jeta. Mbi të gjitha, për të qëndron fakti që është nëna e një djali dhe kujdeset ta mbajë sa më private këtë pjesë të jetës së saj. Është seksi dhe e bukur, por ka edhe ajo dilemat, defektet dhe pikat e saj të dobëta. Në një intervistë të fundit, të sjellë nga gazeta Paloma, Nurgul Yesilcay, ylli i serialeve turke “Dashuri e ndëshkim” dhe “Fate të kryqëzuara”, ndan me publikun të vërtetat e saj.

Edhe pse vijon karrierën sukses pas suksesi, Nurgul nuk është nga ato personazhe që jetojnë për të mësuar nga jeta. Ajo thotë se me natyrën që ka mund edhe të bëjë të njëjtin gabim dy herë dhe ndoshta është nga ata që nuk merr asnjëherë mësim. Si aktore, ajo duket se aktron më shumë me ndjenjat e veta.

Në pamje të parë duket një femër e fortë dhe ky nuk është thjesht dhe vetëm imazh i asaj që duket.

byrgul2

“Po, jam e fortë. Kam dy motra më të mëdha dhe kam qenë bebja e familjes. Jam rritur si princeshë. Nuk i kam futur kurrë duart në ujë. Gjithmonë merrja atë që doja. Kjo është arsyeja pse jam rritur e llastuar. Gjithmonë mendoja më parë për veten dhe pastaj për tjetrin. Femrat, kur kanë bashkëshort ose të dashur, fillojnë të jetojnë jetën e tyre. Prandaj femrat kanë aftësi për të sjellë në jetë dhe mund të bëjnë gjithçka. Pastaj mashkulli mund ta ndryshojë atë. Femrat duhet të bëjnë gjërat që ato duan. Vetëm në këtë mënyrë ato mund të qëndrojnë në këmbët e tyre, përndryshe jeta do t’i nëpërkëmbë”, është shprehur 40-vjeçarja, e cila me gjithçka ka jetuar deri më sot në jetë, sërish nuk ka ndryshuar karakter, me gjithë dështimet që ka kaluar.

“Nuk përpiqem të bëhem dikush që nuk jam vetëm për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Duket të ketë një lloj kompromisi. Por nuk do ta jetoj kurrë jetën në mënyrën që dikush do që unë ta jetoj. Ata duhet të jetojnë jetën ashtu si them unë”, ka rrëfyer ajo duke u ndalur veçanërisht te martesa dhe te fakti se sa shumë i ndryshon ajo njerëzit.

nurgul7

“Martesa krijon një situatë krejt ndryshe, një situatë që meshkujt e urrejnë. Njerëzit janë nën presion nga shoqëria. Sapo bën diçka dhe të gjithë fillojnë menjëherë: ‘Uh, ti je i martuar, kjo nuk është e drejtë, nuk duhet ta kishe bërë këtë. Nuk po flas për gjëra ekstreme, në fakt këto të gjitha janë gjëra që i kam jetuar vetë”, ka treguar ajo duke shtuar se as fama nuk i bën të paprekshëm meshkujt, madje fama është një situatë që të bën ta ndiesh edhe më shumë presionin e publikut.

nurgul3

Ndërsa për ish-bashkëshortin, babanë e djalit të saj, Nejat, ajo tregon: “Ne jetuam njëfarë kohe bashkë dhe tani ka marrë fund. Ishte një marrëdhënie personale midis dy personash. Cern është thjesht një i njohur, por jo një shok. Për mua ai është vetëm babai i Nejat. Kjo është edhe arsyeja përse takohemi ende. Në fakt unë nuk i kam mbajtur kontaktet me asnjë nga të dashurit e mi”.

Pas ndarjes, ylli i “Fate të Kryqëzuara” (“Paramparça”) jetoi një çast depresiv, por që nuk e vuri poshtë.

nurgul6\

“Ka një moment kur ndihesh shumë e dëshpëruar. Brenda vetes kam shumë energji dhe dëshirë për të jetuar. Unë kam aftësinë që të kem këtë të dytën. Jam mësuar tani me këtë punë. Të biesh në depresion është një luks për të cilin nuk kam kohë. Jeta është e bukur dhe jam shumë mirënjohëse. E kuptoj këtë sot më shumë se kurrë. Isha e martuar, jam nënë. Kam një karrierë të suksesshme. Kjo më bërë një njeri më të mirë. Zgjohem çdo ditë dhe them: Faleminderit Zot!… Së fundi jam shumë e lumtur. E qetë. Më pëlqen të jetoj dhe kam plot gjëra emocionuese që më presin. Jeta po më shkon mirë. Kam një fëmijë, një punë që dashuroj dhe shumë miq. Jetoj duke thënë faleminderit dhe injoroj ata që thonë se është e pamundur”, ka shtuar aktorja.

nurgul4