
'Dashnia e Nanës' prek një milionëshin (Video)

Bashkëpunimi në mes reperit Gold Ag dhe këngëtares së muzikës popullore Shyhrete Behluli është pritur me shumë emocion nga publiku shqiptar.
Kënga “Dashnia e Nanës” që u publikua vetëm katër ditë më parë, tashmë ka arritur të kalojë mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në ‘Youtube’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kujtojmë se reperi këtë vit është shumë aktiv me projekte muzikore, veçanërisht me bashkëpunime.
(Kosova Sot)