
Nuk e ka problem plakjen (Foto)

Cameron Diaz ka thënë se plakja nuk është problem për të dhe se problem është Hollivudi
Hollivudi mund të jetë i dhënë pas produkteve kundër plakjes, por filozofia aktores Cameron Diaz ka të bëjë me plakjen në mënyrë të duhur.
“Kur isha në vitet e 20-ta, mezi prisja të jem në të 30-atë; ndërsa në të 30-atë mezi prisja të jem në të 40-atë. Rinia ime ka shkuar, nuk jam më e re dhe nuk e kam ndonjë problem me këtë gjë”, ka thënë ajo për ‘DailyMail’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Është interesant fakti që edhe në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur nga filmat si ‘My Best Friend’s Wedding’, ‘Charlie’s Angels’, ‘Bad Teacher’ dhe ‘Shrek’ është duke i pritur me entuziazëm vitet e saj të pesëdhjeta. Ajo i inkurajon femrat që ta shikojnë më ndryshe tërë punën e plakjes, ndërsa këtë e bën edhe me librin ‘The Longevity Book: Live Stronger, Live Better, The Art of Ageing Well’.
(Kosova Sot)