41 vjeçarja rrëfehet: Bëra seks me djalin 22 vjeç të shoqes sime më të mirë, por të gjithë u tmerruan kur... - Dashuri - Kosova Sot
41 vjeçarja rrëfehet: Bëra seks me djalin 22 vjeç të shoqes sime më të mirë, por të gjithë u tmerruan kur...

41 vjeçarja rrëfehet: Bëra seks me djalin 22 vjeç të shoqes sime më të mirë, por të gjithë u tmerruan kur...

Një 41 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj të seksit për “The Sun”.

Ajo ka thënë se të gjithë u tmerruan kur kuptuan se ka  pasur marrëdhënie seksuale me djalin e shoqes së saj më të mirë.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura Deidre: Unë jam 41 vjeçe dhe e divorcuar, kam një djalë 22 vjeç. Shoqja ime ka 43 vjeç dhe ne u takuam në një grup mbështetës, kur djemtë tanë ishin të vegjël. Djemtë tanë janë edhe shokë.

Djali im ishte në shtëpi nga universiteti për disa javë dhe djali i shoqes time erdhi për disa momente. Ai është 21 vjeç dhe trajnohet si hidraulik.

Unë kam qenë duke kërkuar për dikë që të ndryshojë çezmat në banjën time. Ai u ofrua ta bënte atë dhe e pyeta që të dilte pas punës një mbrëmje.

Ai mbërriti me mjetet e tij dhe dukej shumë i bukur, por unë vazhdimisht i thosha se ishte mjaft i ri për të qenë biri im.

Kur e mora një filxhan çaji, e godita kokën me derën kur ai qëndronte poshtë lavamanit.

Ai qeshi dhe unë mora një fanellë duke e futur nën rubinetin e banjës për të ndaluar ënjtjen. Ndërsa qëndrova para tij ndjeja një nxitje për ta puthur.

Mendova se do të më largonte, por shikimi në sytë e tij më foli diçka. E mora për dore duke e futur në dhomën time ku më hoqi rrobat dhe bëmë seksin më të pabesueshëm.

Ai tha se do të kthehej dhe të përfundonte çezmat mbrëmjen e ardhshme, por pastaj përfunduam përsëri duke bërë seks.

Vazhduam të shihnim njëri-tjetrin, duke shkuar në pijetore të vendit për darkë ose duke ngrënë në shtëpinë time, gjithmonë të ndjekur nga seksi i pasionuar.

Vazhduam kështu derisa djali im erdhi në shtëpi për të më befasuar në ditëlindjen time dhe na kapi të kishim një darkë romantike në kuzhinë. Ai rrotulloi sytë dhe doli jashtë, duke shkuar te nëna ime.

Ai padyshim i tha asaj, sepse tani e gjithë familja e di dhe ata nuk janë të lumtur. Motra ime thotë se unë jam "e neveritshme", nëna ime nuk më ka folur që atëherë, e as shoqja ime. Është e gjitha një rrëmujë e madhe.

DEIDRE thotë: Familja jote po reagon në një mënyrë shumë gjykuese. Fëmijët, madje edhe të rritur, shpesh tronditen nga ideja e prindërve të tyre që kanë një jetë seksuale aktive, por ti dhe djali i shoqes tënde jeni të rritur dhe të lirë për të bërë seks me këdo që zgjidhni.

Megjithatë, është e vërtetë se dallimi i madh në moshë mund të shkaktojë probleme.

Tani që sekreti juaj është bërë publik, duhet të bisedoni për atë nëse kjo është vetëm një kënaqësi seksuale për ju të dy ose nëse është një lidhje serioze.

Nëse është vetëm një epsh, më së miri ta përfundoni tani, kështu që të dy jeni të lirë të takoni dikë të të njëjtës moshë. Thuani të gjithëve se ka mbaruar.

Nëse është serioze, tregoni familjes tuaj, djalit tuaj dhe shoqes tuaj se ju dy keni rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe shpresoni se edhe ata mund të jenë të lumtur për ju.

(Kosova Sot)

 

11 orë e 22 minuta më parë
22/02/19