Gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse ai të dashuron vërtetë apo jo

  • E.K /
  • 08 January 2024 - 10:06
Gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse ai të dashuron vërtetë apo jo

Shpeshherë njerëzit mendojnë se si mund ta zbulojnë nëse dikush ka ndjenja të vërteta dhe të thella për ta.

Është shumë e vështirë për të kuptuar dhe për të besuar nëse dikush ndjehet njësoj sikurse ju.

Sidoqoftë, këto janë disa nga shenjat që tregojnë se ai ju dashuron vërtetë:

Nuk përqendrohet vetëm tek vetja kur bëni seks.

Nëse partneri të dashuron, ai fokusohet edhe në kënaqësitë tuaja dhe në atë se çfarë të kënaqë ty, e jo vetëm për veten.

Do të ndalojë kur dëshironi të bëni diçka të paarsyeshme

Personi që të dashuron vërtetë, do të të ndalojë të merrni vendime të rrezikshme dhe të pamenduara mirë.

Të kupton kur nuk mund t’i përgjigjeni thirrjeve

Personat e dashuruar kanë tendenca të jenë më të kuptueshëm dhe durueshëm. Ata të besojnë edhe atëherë kur nuk mund ta hapni celularin menjëherë.

Bëhet “doktor personal”

Kur nuk ndjeheni mirë, partneri që me të vërtetë të dashuron do të insistoj t’ju dërgoj te doktori dhe do të këmbëngulë që ju të ushqeheni mirë.

Mendimi juaj ka rëndësi

Pavarësisht besimeve dhe ideve të ndryshme, ai do ta respektoj mendimin tuaj, qoftë nëse pajtohet me të apo jo.

Të dëgjon gjithmonë

Veshët e tij janë të gatshëm gjithmonë për t’ju dëgjuar për çfarëdo që keni nevojë të thoni. Ata do të mbështesin gjithmonë kur keni nevojë.

(Kosova Sot Online)