41 vjeçarja rrëfen historinë e tradhtisë: Ai është i hatashëm, por tani burri im...

  • 21 February 2019 - 17:02
41 vjeçarja rrëfen historinë e tradhtisë: Ai është i hatashëm, por tani burri im...

Një 41 vjeçare, ka rrëfyer historinë e saj se si po e tradhton burrin, i cili tani ka filluar të dyshojë në të.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë nga “The Sun”:

E dashur DEIDRE: Kam një lidhje dashurie me një njeri të këndshëm që e kam takuar në klubin e vrapit – por mendoj se burri im mundet të fillojë të dyshojë. Ky burri dhe unë ishim në të njëjtin grup dhe filluam të bisedojmë. Ishte shumë komunikues. Unë jam 41 dhe bashkëshorti im 43. Jemi bashkë për 15 vjet dhe martuar që 5 vite. Kemi tre fëmijë. Ai merrej me telefonin e tij dhe më la nga anash. Jam dashuruar me këtë njeriun tjetër. Ai është 40 vjeç dhe më bën të ndihem e gjallë.  E dashuroj këtë njeri kaq shumë dhe e di se edhe ai më dashuron.  Ai është i këndshëm dhe i hatashëm. Ai është i shkurorëzuar për tre vite. Ka një djalë 11 vjeç. ia dalim të takohemi tre deri katër herë në javë por se e kam të vështirë të gjej arsyetime për mungesën time në shtëpi. I dashuri im më ka premtuar të më marrë mua dhe tre fëmijët e mi dhe i besoj.  Brenga më e madhe është e burri im nuk e pranon lehtë këtë. Di të jetë kontrollues dhe paksa temperament. E di se m’i ndalon financat dhe më le pa gjë. Nuk e di çfarë të bëj.

DEIDRE thotë: I ke tre fëmijë dhe ua ke borxh që martesës t’ia japësh edhe një mundësi, atyre dhe martesës. Nëse  për asgjë, të ndihmon të kesh ndërgjegjen e pastër. I thuaj të dashurit tuaj se ndoshta mund ta rindërtosh familjen dhe martesën edhe njëherë, apo së paku do të provosh. Mos u tako apo mos fol me të për një kohë. Fokusohu që të kthesh dashurinë dhe seksin në jetën martesore.  Nëse i burri juaj nuk është i gatshëm për një fillim të freskët, së paku jeni në gjendje t’ju thoni fëmijëve tuaj se ke tentuar. Burri juaj ka obligim legal për të ofruar financat për fëmijët tuaj.