Covid-19, përfaqësuesja e shëndetësisë kanadeze: Vini maskën kur bëni s*ks

  • G.g /
  • 05 September 2020 - 12:47
Covid-19, përfaqësuesja e shëndetësisë kanadeze: Vini maskën kur bëni s*ks

Për të evituar shpërndarjen e koronavirusit është mirë të mbani maskën në fytyrë, mbi të gjitha nëse bëni s*ks me dikë tjetër jashtë familjes. Është kjo këshilla e përfaqësueses shëndetësore kanadeze Theresa Tam, që sugjeron qytetarët e saj të ‘evitojnë edhe puthjet’ .

Sipas asaj që raporton Bbc, funksionarja kanadeze bën thirrje për të marrë masa adeguate në rast të raporteve s*ksuale me partnerët jo të përhershëm dhe shpjegon: ’Si të gjitha aktivitetet në rast pandemie, që përfshijnë afërsinë fizike, ka disa gjëra që mund të bëni për të reduktuar rrezikun e shpërndarjes së infeksionit të virusit dhe është më e sigurt të evitoni s*ksin gjatë pandemisë, një nga këto është edhe mbajtja e maskës edhe kur bëni s*ks’, shton Tam.

(Kosova Sot Online)