Po mendoni të mbeteni miq me ish-partnerin? Psikologët zbulojnë 7 arsye pse një vendim i tillë mund të jetë më i keqi që mund të merrni
Nëse ende keni dyshime nëse duhet të qëndroni miq apo jo me ish-partnerin tuaj, ky studim, i udhëhequr nga psikologë, do ju ndihmojë të kuptoni më mirë pse opsioni i parë është një ide e keqe.
Sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa anë negative, të cilat duhet t’i dini përpara se të merrni vendimin përfundimtar në lidhje me ish-in tuaj.
1. Nuk mund t’i zhdukni sa hap e mbyll sytë ndjenjat për të.
Sipas Nina Atwood, një autoreje të famshme, njerëzit zakonisht mbeten miq me ish-partnerin , sepse nuk duan që t’u japin fund gjërave në një mënyrë të keqe dhe kanë frikë të përballen me jetën pa patur në krah dikë.
Njerëzit e pranojnë se të mbeturit miq me ish-in e bën më të thjeshtë ndarjen, por ky është momenti kur ato gabojnë.
Është e natyrshme të mos doni të humbisni një person kaq të rëndësishëm në jetën tuaj, por shoqërimi me ta pas ndarjes do ta bëjë të pamundur “fshirjen” e ndjenjave që keni. Sapo të ndiheni rehat nën shoqërinë e njëri-tjetrit përsëri, do t’i lini ndjenjat të dalin në pah.
2. Do të jetë më e vështirë për ju që të lini çdo gjë pas.
Nëse qëndroni pranë ish-it gjatë gjithë kohës, do ta keni shumë të vështirë të hiqni dorë prej tyre dhe do ndjeni pendim për vendimin që keni marrë për të mos qenë më bashkë. Me shumë mundësi do të përjetoni një miks ndjenjash dhe nuk do jeni të vetëdijshëm për këtë.
Ndonjëherë pas ndarjes, mund të mos jeni në gjendje t’i shihni gjërat qartësisht dhe mund të keni nevojë për më shumë kohë, që të kuptoni ndjenjat dhe atë që ju ka ndodhur.
3. Ish-i mund të jetë ende i dashuruar me ju.
Kur një çift ndahet, zakonisht ky nuk është një vendim i përbashkët. Në të shumtën e rasteve, njëri lëndohet nga ndarja, dhe është pikërisht ky person ai që dëshiron të kthehet përsëri me ish-partnerin. Pra, njëri nga të dy mund të shpresojë ta rindezë romancën në mënyrë që lidhja të funksionojë përsëri.
Edhe pse mund të keni kimi me njëri-tjetrin, nëse dilni për darkë apo thjesht për të pirë diçka, gjërat do të bëhen më të ndërlikuara, sepse do të ndiheni konfuzë.
4. Kjo mund të jetë arsyeja që të përjetoni atë lloj marrëdhënieje ku herë lidheni e herë ndaheni.
Pas ndarjes, shpesh do ta pyesni veten nëse morët vendimin e duhur apo jo që u ndatë nga ai person. Shoqërimi me ish-in do t’ju bëjë edhe më konfuzë. Fakti që keni tërheqje fizike me njëri-tjetrin, me siguri do të jetë shkaku që të përjetoni një lloj marrëdhënieje, ku herë jeni bashkë e herë jeni të ndarë.
Vetëm mbani mend se nëse dikush do ju donte vërtetë, ndarja nuk do të ishte fare një opsion.
5. Shoqërimi si miq mund të jetë i dhimbshëm.
Askush nuk dëshiron që të shohë ish-partnerin teksa gjen dashurinë e re. Por nëse doni që të mbeteni miq me të, pregatituni për situata të tilla, të cilat gjithmonë janë stresuese dhe të dhimbshme.
Edhe pse nuk duam ta pranojmë, është e dhimbshme të shohësh ish-in që e ka lënë historinë tuaj në të shkuarën dhe ka vazhduar jetën, duke u dashuruar me dikë tjetër. Madje, ju mund të ndiheni keq edhe sepse filloni të kuptoni se nuk keni qenë aq të aftë sa ish-partneri.
6. Nuk ka asnjë arsye që ju të mbeteni miq.
Vetëm nëse keni fëmijë dhe duhet të kaloni kohë me njëri-tjetrin, në të kundërt, nuk ka një arsye për të qëndruar në lidhje me ish-in. Nuk është e logjikshme që të zgjidhni të qëndroni me dikë, me të cilin vendosët që të ndaheshit.
Edhe nëse mendoni se kjo tregon se jeni një person i pjekur, zgjidhja më e mirë do të ishte që të shkëpusnit çdo kontakt me këtë person.
7. Ju ndalon për të parë mundësinë e një lidhjeje të re.
Pas ndarjes, duhet të jeni aq i mirë me veten sa t’i jepni kohën që ka nevojë për të marrë veten dhe për të parë mundësi të reja. Por shoqërimi me ish-in nuk do t’ju sjellë asgjë të mirë dhe do të jetë diçka e çuditshme për personat e tjerë që mund të duan të lidhen me ju.
Imagjinoni veten duke i shpjeguar partnerit të ri se kaloni shumë kohë me ish-in. Me shumë mundësi, do të mendojnë se keni ende ndjenja për të dhe që nuk jeni ende gati për diçka të re dhe të vërtetë.
Sigurisht, në disa raste të rralla, të mbeturit miq me ish-in është diçka që mund të funksionojë, por ideja është që duhet patjetër të hiqni dorë nga aid he të përqendroheni më shumë tek vetja.
(Kosova Sot Online)