Lexoni edhe:
Ne biem në dashuri vetëm me tre persona gjatë jetës sonë – me secilin për një arsye të veçantë
Presidenti dhe themeluesi i Akademisë Italiane të Avokatëve të Martesave Gian Ettore Gassani, zbuloi se ka raste të ndryshme divorci dhe këtë hap më shumë e bëjnë njerëzit midis moshës 50 dhe 60 vjeç.
Megjithatë një rast i rrallë ka ndodhur së fundmi. Bëhet fjalë për një nëntëdhjetë e nëntë vjeçar Antonio dhe gruan e tij tre vjeç më të re Rosa të cilët ishin martuar në të 30-tat e tyre.
Dashuria e çiftit zgjati derisa ai zbuloi letrat e Rosa-s në të cilat mësoi se ajo e kishte tradhtuar. Edhe pse mashtrimi ndodhi 60 vjet më parë, Antonio nuk mund ta falte atë.
Pas më shumë se 70 vjet martese, pesë fëmijë dhe shumë nipër e mbesa, Antonio ka vendosur të paraqesë kërkesë për divorc.
Antonio dhe Rosa u bënë kështu çifti më i vjetër i martuar që ka bërë kërkesë për divorc. Para tyre, rekordi u mbajt nga një çift nga Mbretëria e Bashkuar. Bertie dhe Jessie Wood u divorcuan në 2009 pas 36 vitesh martesë.
(Kosova Sot Online)