Si të kuptoni nëse një marrëdhënie mund të quhet e shëndetshme?

  • E. /
  • 25 September 2020 - 08:52
Si të kuptoni nëse një marrëdhënie mund të quhet e shëndetshme?

Të dëshironi të krijoni një lidhje të fortë me të tjerët është një aspekt që bën pjesë në natyrën njerëzore dhe do të ishte mrekulli nëse kjo do të ndodhte pa u përballur me asnjë problem…

Në çfarëdo marrëdhënie, edhe ajo ku partnerët janë më të afërt, duhet vazhdimisht të menaxhoni tensionin mes nevojës për pavarësi dhe atë për intimitet e afërsi. Për këtë arsye duhet të keni një vetëdije të mirë për veten, për kufijtë personalë e për respektin për veten e për partnerin. Kur këto nevoja bazë nuk ndodhin, është e mundur të krijoni marrëdhënie problematike pa qenë të vetëdijshëm. Shpesh kush e kupton se ndodhet në një marrëdhënie problematike, kur ajo është drejt venitjes, në këtë fazë është shpesh e vështirë të dilni nga këto aspekte jofunksionale, sepse kur aty jetohet, humbet dhe objektiviteti që mund të ndihmojë t’i kaloni problemet.

Nuk është e lehtë të kuptosh nëse marrëdhënia e dashurisë ka disa aspekte jo funksionale. Shpesh partnerët kanë tendencën të krijojnë marrëdhënie, duke ndjekur pa vetëdije modelin që kanë mësuar duke jetuar në kontakt me figurat e para të jetës. Ata që rriten në një familje ku njëri prind është i dhunshëm kundrejt tjetrit, edhe fëmijët në moshë madhore do të kenë tendencën të propozojnë në lidhjen e tyre të njëjtin model dhune të përfituar në familjen e origjinës. Por, nëse prindërit kanë mes tyre një lidhje simbiotike, për fëmijët do të jetë normale të themelojnë një marrëdhënie në çift me karakteristika simbiotike etj.

Për të kuptuar nëse një marrëdhënie mund të quhet e shëndetshme duhet të jenë të pranishme parametrat e mëposhtëm:

Hapja kundrejt partnerit duhet të vijë në mënyrë të ngadaltë e graduale. Më së shumti tregoni aspekte pozitive të vetes se sa negative. Shprehini ngadalë dhe me sinqeritet ndjenjat dhe dashurinë.

Afrimi me partnerin që bëhet në mënyrë progresive, duke shtuar gradualisht kohën që do të kaloni së bashku. Në këtë mënyrë do të mund të krijoni afrimitet më të madh.

Shfaqja e dashurisë, empatisë dhe ndjenjave, duhen nxjerrë në mënyrë koherente, krahasuar me stadin e marrëdhënies që kaloni.

Përkushtimi që duhet t’i dedikoni lidhjes dhe besimi që duhet t’i jepni partnerit, duhet ta vendosni së bashku dhe gradualisht, nëpërmjet bisedave të vazhdueshme.

Prania e interesave si të përbashkëta, ashtu dhe individuale është shumë e rëndësishme, pasi lejon çiftin të ndajnë eksperiencat së bashku, si dhe të shkëmbejnë përvojat personale, të cilat konsiderohen si elementë risie dhe pasurie për çiftin.

Kontakti fizik duhet të ndodhë sa më natyrshëm dhe në mënyrë pozitive, duke zhvilluar progresivisht një intimitet dhe seksualitet që çojnë drejt mirëqenies dhe favorizojnë rituale ndërveprimi dhe sinkroniteti në sjellje.

Ruajtja e pavarësisë individuale, edhe nëse jeni në çift, është shumë e rëndësishme, pasi lejon që çdo njeri mund të nxjerrë më të mirën nga tjetri dhe ndihmon për të arritur objektivat personale që nuk kanë lidhje me marrëdhënien.

Komunikimi duhet të jetë i qartë dhe i hapur, kështu që secili të ndihet se e kuptojnë dhe i lirë të shprehet pa frikë.

Kur ndryshoni si nga tepria ashtu dhe nga mangësia e këtyre parametrave, mund të krijohen marrëdhëniet jo funksionale, ku pakënaqësia te partnerët është e shpeshtë. Në këto raste, para se të arrini në situata ekstreme konflikti, kërkoni ndihmën e një psikoterapisti, i cili mund ta ndihmojë çiftin që të gjejë mënyra të reja më funksionale dhe të vazhdojnë të rrinë së bashku.

Një histori e shëndetshme dhe e konsoliduar është vite drite larg dhe e ndryshme nga një marrëdhënie sentimentale torturuese dhe kontroverse. Është e thellë, e qëndrueshme dhe kuptohet nga disa veprime konkrete që janë ekzaktësisht të gjitha ato që do të keni dashur dhe e gjitha ajo që nuk e dinit se kishit nevojë. Ka shumë ndryshim mes një marrëdhënieje të mërzitshme, që ju bën të vuani dhe një marrëdhënieje të qëndrueshme e të lumtur. Le të shohim këshillat e mëposhtme që të kuptojmë më shumë.

Këshilla:

Ankthi në çift zhduket

Papritmas, ajo ndjenja e ankthit, e pasigurisë dhe dëshira për t’u larguar me vrap kur jeni në dy zhduket. Është një ndjenjë që lind kur përjetoni një marrëdhënie të pasigurt: nëse ndani një marrëdhënie të matur me partnerin, do t’ia dilni në mënyrë të natyrshme të qëndroni së bashku pa e ndier çdo gjë si një përgjegjësi e madhe.

Mos iu trembni së ardhmes

Në një marrëdhënie të pamatur nuk ekziston një projekt, madje as ndërtimi i dashurisë ditë pas dite. Nëse të flisni për të ardhmen, për familjen apo për të ndenjur së bashku duke projektuar të ardhmen ju duket një gjë normale dhe madje ju pëlqen ideja, do të thotë se jeni duke përjetuar një marrëdhënie të matur, pa menduar se kjo lidhje mund të përfundojë.

Sintoni totale

Nëse keni arritur me njëri-tjetrin një sintoni mendore e fizike, atëherë jeni duke përjetuar një marrëdhënie të matur, të plotësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për seks. Gjëja më e rëndësishme është ta njihni sa më mirë personin tjetër dhe të zhvilloni një lidhje të tillë sa mund të ecni para së bashku.

Diskutoni dhe përballuni

Të diskutoni dhe të përballeni pa i shpallur luftë njëri-tjetrit është çelësi për një histori serioze. Nëse jeni të inatosur me partnerin tuaj mos u mbyllni, por përballeni problemin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me të mësuar që të dy se si të veproni kur tjetri shfaq mosdakordësinë e tij, jeni të aftë të komunikoni si adultë të vërtetë në një marrëdhënie të pjekur e të shëndoshë.

(Kosova Sot Online)