Sinjalet “e hapura” që të tregojnë se ai të do vetëm për s*ks! Ja ç’duhet të dish
A mendon se i dashuri yt është gjithmonë “aq i zënë”, sa nuk të kushton kohën e duhur? Atëherë vërtetoje nga disa sinjale të thjeshta, të cilat do të të bëjnë të kuptosh se, në fakt, ai nuk është i interesuar për ty, por do të bëjë seks me ty.
Sipas “Cosmopolitan”, e vërteta mund të të lëndojë, por është mirë ta dish në kohë. Nëse ai ka vendosur të të trajtojë si një dashnore, ja cilat janë sinjalet:
Të merr në telefon në orët e vona të mbrëmjes
Zakonisht, ai është kaq shumë “i zënë”, saqë kujtohet të të marrë në telefon vetëm pasi ka perënduar dielli dhe në horizont janë shfaqur yjet. Kjo është shenja e parë që ai nuk ka kurrfarë interesi për ty. Në kokë, ai ka vetëm seks.
Të merr vetëm ditëve të javës
Nëse ai të merr në telefon vetëm gjatë ditëve të javës, nuk do të thotë se fundjava ka qenë “e ngarkuar” me punë e takime (përjashto rastet kur ai është një mjek). Kjo është një shenjë që ai në fundjavë rezervohet, sepse mund të ketë prioritete të tjera në jetë, qofshin këto edhe femra të tjera. Ky është një tregues tjetër që të bën të kuptosh se gjithçka do prej teje është vetëm seksi.
Nuk flet për jetën private
Nëse ai asnjëherë nuk të flet për jetën e tij personale dhe për gjërat që e shqetësojnë, për të kaluarën, për pasionet, për marrëdhënien me familjarët, ai nuk ka interes ta ndajë jetën e tij me tënden. Është duke kaluar kohën. Ndoshta e vetmja gjë që kërkon është të dijë vendin dhe orën kur do takoheni.
Takoheni vetëm kur do ai
Në fakt, është gjithmonë ai që i vendos oraret, është ai që vendos se kur do takoheni, ndërsa kur “kujtohesh” ti, ai është gjithmonë “i zënë”. Nuk i intereson dhe nuk ka nevojë për ty kur ke ti. Është e kotë të kërkosh të kundërtën.
Nuk të fton të dilni bashkë
Nëse ai asnjëherë nuk të fton të dilni bashkë jashtë, kjo është një shenjë që të tregon se diçka nuk shkon. Asnjëherë asnjë darkë romantike, asnjë shëtitje, nuk keni qenë në asnjë vend jashtë dhomës së gjumit… Janë sinjale të dukshme që të konsideron vetëm si një dashnore. Nëse ti nuk je asnjëherë pjesë e botës së tij të jashtme, atëherë më mirë tërhiqu.
Nuk të prezanton me miqtë
Gjykimi i miqve është i rëndësishëm për çdo mashkull dhe fakti se nuk të njeh me asnjërin prej tyre apo me njerëzit e tij më të dashur, duhet të të vënë në sinjal alarmi. Kjo do të thotë se nuk je e rëndësishme për të dhe se ai do të të telefonojë vetëm në momentet kur ka nevojë për marrëdhënie seksuale.
Ai mërzitet nëse ti i flet për jetën tënde
Kurt i flet për veten, ai mërzitet shumë shpejt. Po ashtu, ai mërzitet kur ti diskuton për punën, dëshirat, pasionet apo gjërat që ke dëshirë të bësh. Gjithmonë përpiqet të ndërrojë bisedë, sepse çdo gjë do që ta fokusojë “poshtë çarçafit”. Nëse është kështu, kjo është një marrëdhënie, e cila nuk do të funksionojë gjatë.
Nuk flet për një të ardhme bashkë
Ai nuk flet kurrë për një të ardhme me ju, nuk bën projekte që ju përfshijnë së bashku, sepse do vetëm një miqësi seksuale. Ka shumë mundësi që t’ju lërë pa shumë fjalë në momentin në të cilin do të gjejë një tjetër.
Është i zënë sa herë i dërgon mesazh për diçka personale apo emocionale
Kush ka kohë për të ndaluar lojën dhe për t’u marrë me mënyrën se si ti ndihesh? Nëse mesazhi që i dërgove ku i thua se gjyshja jote sapo ndërroi jetë nuk shoqërohet me një foto seksi, ai as nuk do të marrë mundimin ta hapë atë. Djemtë që të duan vetëm për seks nuk do të luajnë rolin e të dashurit të vërtet.
Çdo bisedë kthehet në flirtuese apo seksuale
Sa herë që flisni, biseda kthehet menjëherë në flirtuese ose fokusi është tek seksi.
Komplimenton vetëm pamjen tënde.
Ai i adhuron të pasmet, por jo sensin tënd të humorit. Ti gjithmonë dukesh “hot”, por asnjëherë “e mrekullueshme”. Nëse kjo ndodh, dijeni se marrëdhënia juaj nuk do të funksionojë dhe nuk ka asgjë serioze në të.
Kur vjen në shtëpinë tënde, shkon drejt e në shtrat.
Ky lloj personi nuk do të marrë mundimin më të vogël të ulet me ju në dhomën e ndenjes, pasi nuk dëshiron të humbasë as edhe një minutë nga koha që mund të kaloni në dhomën e gjumit. Nëse nuk ju pyet se si e kaluat ditën sot, atëherë qëllimet e tij janë të qarta dhe nuk kanë të bëjnë me asgjë tjetër përveç seksit.
(Kosova Sot Online)