“S*ksi është një nevojë për ta”- Eskorta më e paguar tregon përse meshkujt tradhtojnë: Sado e mirë të jetë martesa …

  • G.g /
  • 01 October 2020 - 11:59
“S*ksi është një nevojë për ta”- Eskorta më e paguar tregon përse meshkujt tradhtojnë: Sado e mirë të jetë martesa …

Një ish-eskortë e klasit të lartë ka folur hapur për tradhtitë duke treguar arsyet pse burrat shkojnë me gra të tjera.

Samantha X, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Goff, është takuar me një sërë burrash gjatë karrierës së saj.

Dikur ajo ka qenë eskorta më e paguar në Australi përpara se të hiqte dorë nga profesioni i saj disa vite më parë.

Samantha X tha se nuk ka rëndësi se sa e mirë është një martesë, burrat përsëri do të tradhtojnë.

“Nuk e them për gjithë meshkujt sigurisht, por shumica po, aq sa për të mbajtur gjallë këtë industri. Nuk është detyra ime të gjykoj. Nëse ka ndonjë gjë që kam mësuar është që bota s’është e përsosur. Nuk jemi perfekt dhe të gjithë thjesht po bëjnë më të mirën e mundshme,”– u shpreh ajo.

Ndërsa shtoi se vetë nuk do të mund të qëndronte me një burrë për 40 vite.

Samantha shpjegoi: “Unë besoj plotësisht se nuk mund të merrni gjithçka nga një person. Shumë burra të martuar më thonë se gratë e tyre janë nëna të shkëlqyera, bëjnë punët e shtëpisë, megjithatë intimiteti mes tyre ka vdekur. Ata nuk duan të ndahen, por seksi është një nevojë për ta, siç është për shumicën e njerëzve.”

(Kosova Sot Online)