Lexoni edhe:
Diva rikthehet në ekran me emisionin 'TETE A TETE ME ADELINEN'
- A e vërejte? Kalon përreth nesh thuajse ne nuk e ekzistojmë fare - po qëllonte me fjalë kolegu im derisa ne po ktheheshim. Kjo vogëlushe është e ndërtuar për të shkaktuar dhimbje, por edhe është e bukur djallëzore, këtë duhet t'ia pranojmë. E ti? Pse u struke ashtu dhe u skuqe kur e ke përshëndetur? Mos vallë nuk ke menduar se ke gjasa me një femër të tillë? Ajo nuk pëlqen meshkujt si ne, askush si ne nuk do të vinte në shprehje. As nuk kam dyshuar se drejtori ynë do të mund të sorollatej me një bukuroshe si kjo, por ai është një zotëri i moshës së mesme, i cili pos llogarisë së trashë bankare ka gruan edhe dy fëmijë. Vallë, a mos djemtë sikur ne të dy, nuk do të duhej të ishin më tërheqës, së paku për nga mosha dhe vitet?
- Harroje miku im - më tha ai duke ma bërë me dorë. Po të vërej se si po e shikon, por as mos të shkojë mendja. Pos nëse fiton në loto, në të kundërtën, mos mendo se një femër si ajo do të vërejë. Por, të provoj, më ka shkuar nëpër mend. Që t'i tregohem apo t'i ekspozohem në dritën, në të cilën ajo do të mund të më vërente? Që të mos e pres fitoren në loto fare, por që thjesht të inskenoj? Një ide si kjo nuk po më dilte nga mendja gjithë ditën, e as ditët tjera në vijim. Përnjëherë, bukuroshja e fshehtë, me emrin Renata, u shndërrua në obsesionin tim, sikurse edhe plasi se si ta pushtoj dhe ta bëj për vete. Në fillim asgjë për mua nuk ishte e qartë, e më pas gjithçka kishte një formë më të qartë dhe më të kthjellur. Përafërsisht rreth tri javë më pas, saktësisht e kam ditur se çfarë duhet të bëj. - Ooo! - nëna ime kishte lëshuar një zë të gjatë të habisë për të mirë, kur një mëngjes më pa në një dukje krejt më ndryshe se zakonisht. - Shikoje ti këtë - tha edhe babai im i habitur, duke më shikuar me një vëzhgim nga koka e deri te thembrat. Tani, kur jam dukur pikërisht ashtu siç kishin dëshiruar ata të më shohin gjithë këto vite, nuk po mund t'u besonin syve të tyre atë që po shikonin. - More, ti i paske shkurtuar flokët! Sa mirë që po të rri ai stil me flokë të shkurtë. Shikoji rrobat njëherë. Shikoje djalin tonë - i tha nëna babit.
Diva rikthehet në ekran me emisionin 'TETE A TETE ME ADELINEN'Lexoni edhe:
Ajo thuajse ishte habitur dhe nuk po mund t'ju besonte syve të saj. - Që moti ka mundur të duket në këtë mënyrë si po duket tani, sikur të mos ishte kokëfortë sikur gomar - po murmuriste babai im i kënaqur me dukjen time. Por, më mirë ndonjëherë se kurrë - tha babai im. - Por, pse pikërisht tani - po i interesonte nënës sime? Aaa - përnjëherë thuajse diçka ia prekur trurin. Kjo me siguri po ndodh shkaku i fqinjës sonë të re, Meritës - po buzëqeshte nëna ime me aftësinë e saj prej një detektivi. Nuk dëshiroja që unë të filloj grindjet dhe diskutimet me prindërit, sepse duke i njohur prindërit e mi kjo ishte e tepërt. Nëse ata po mendonin se unë isha rregulluar për shkakun e fqinjës, le të mendojnë ashtu. Duke e pirë kafenë ashtu në këmbë, i kam përshëndetur dhe ia mbatha dhe dola përjashta. Ata nuk dinë asgjë, por mendoja me veten time, derisa me ashensor po lëshohesha teposhtë. Veshja dhe stili im i ri i flokëve ishin vetëm një pjesë e planit tim të fortë. - Ti po bën shaka - më tha vëllai im Feridi, kur e kam lutur që të ma huazojë veturën e tij Audi, për vetëm një ditë. E kam ditur se një kërkesë si kjo nuk do të jetë aspak e lehtë kështu që isha përgatitur fort. - Jo, jam shumë serioz - ia thashë me fytyrën time të ftohur akull. Ti e di që mund të kesh besim tek unë - ia thashë me vendosmëri. Feridi e dinte fare mirë ku e kam fjalën. Kishte të bënte me një "incident" të vogël në martesën tij, ku unë rastësisht isha shndërruar në dëshmitar të tij. Në fakt, shumë pak kohë para martesës, dhëndrin e ri, vëllanë tim, e kam takuar me kumbarën, në një situatë aspak të volitshme. Kishin kërcyer shumë lartë nga habia kur unë u futa në banjë e ata kishin qenë aty duke u puthur me pasion.
Ndoshta Feridi, për dallim nga unë, ishte një biznesmen i zoti, i cili pa kurrfarë problemi sillte femrat në gisht, por tek unë puna ishte më ndryshe. Ta tradhtosh gruan, për të cilën je betuar se nuk do ta tradhtosh, me kumbarën e martesës? E për këtë me të vërtetë duhej të kesh lukth të fortë. Ishte ashtu si ishte dhe Feridi e dinte se fshehtësia e tij tek unë ishte në vend të sigurt. Apo, së paku ishte, deri më tani. (Vijon)
(Kosova Sot Online)