Si ta “ngrohni” lidhjen në dimër?

  • E. /
  • 19 October 2020 - 08:21
Si ta “ngrohni” lidhjen në dimër?

Hulumtimet e fundit thonë se çiftet dy herë më shumë mendojnë për shkurorëzim gjatë kohërave të festave dhe gjatë Ditës së të Dashuruarve. Shtroni pyetjen pse?
Disa nga përgjigjet mund të jenë vetë pasojat e presionit; ndjenja e tensionimit që tek ju ngjallin ngjarjet e tilla.

Kërkoni arsye për grindje edhe kur nuk ka 
Shprehitë e grindjeve, sidomos gjatë dimrit aktivizohen dhe thuajse shndërrohen në mënyrë komunikimi. Nuk është për t’u çuditur kur me muaj të tërë shumicën e kohës e kaloni në ambiente të mbyllura me mundësi të tkurrura për aktivitete. Ja se çfarë duhet të bëni, mos u bëni dembel. Vishuni trashë dhe drejt e përjashta.

Vetvetes ia vështirëson i punët 
Pasi që të jeni mërdhirë në rrugë nga puna në shtëpi, do ta pranoni se nuk ka asgjë më të bukur sesa kur të ktheheni në shtëpi në përqafimin e të dashurës suaj, me plot pije të ngrohta dhe ushqim të këndshëm. Pasi që gjatë dimrit dita është më e shkurtër, në mbrëmje jeni më të gatshëm për një gotë verë.

Nuk jeni të disponuar për seks 
Ndonjë kilogramë shtesë mund të ndikojë të ndiheni më pak seksi. Melatonina rritet për aq kohë sa ju u ekspozohemi rrezeve të diellit. Por ky nuk është shkasi i vetëm për dobësimin e aktiviteteve seksuale. “Shumica e femrave relativisht kanë nivel të pakët të testosteroneve, e me vetë këtë kanë nevojë për përjetimin e emocioneve dhe dëshirën seksuale”, thuhet në librin “The Truth About Love”.

Shenja se lidhja juaj është “ftohur” 
Nëse tri nga këshillat e mëposhtme ju përshtaten pikërisht juve, ndaluni dhe mendoni. Ndoshta fajtor nuk është dimri, por lidhja juaj ka nevojë për dozë të dyfishtë kundër ngrirjes. 
• Nuk keni pasur seks në dy javët e kaluara. 
• Nuk ju kujtohet kur të për herë të fundit keni dalë bashkë për darkë. 
• Çdo mëngjes, katër herë minimum prekni tastin “snooze” në alarm, e ai së paku tetë herë. 
• Që të dy konsumoni sa për dy veta. 
• Atletet tuaja për ushtrime tash e dy muaj, të paprekura qëndrojnë në dollap, ndërsa që       bicepsët e tij gjithnjë e më shumë i ngjajnë xhelatinës së shkrirë. 
•      Ndjenjat nuk i ndani siç i ndani birrat. 
• Së paku dy herë brenda javës që të dy qëndroni para ekranit televiziv, për të shikuar ndonjë film apo dokumentar.

(Kosova Sot Online)