Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret(45)
Dreni është afruar dhe fort e kishte përqafuar. E ka lënë pa frymë.
– Mos më prek. Ky është fundi.
– Të lutem, nuk është tani koha të flasim, do të takohemi nesër dhe do të merremi vesh për të gjitha.
– Nuk ka të nesërme. Jo për ne të dy.
– Së paku ti është dashur të më kuptosh Gane. Nuk është lehtë që dikujt, me të cilën je për një kohë të gjatë t’ia thuash se brenda natës ke gjetur dikë tjetër nga e kaluara. As ti nuk e ke bërë këtë, e as unë. Kam nevojë për kohë. – Ne nuk kemi kohë Dren.
E gjitha kjo ishte gabim. Unë po martohem e ti po e feston përvjetorin. Kjo është kjo.
– Unë nuk dua që ti të martohesh. Ja, unë do të takohem me bashkëshorten time dhe do t’ia them të gjitha, ma jep një ditë kohë, më së shumti dy.
– Jo! Nuk do t’i thuash asgjë. Unë po martohem dhe këtu është fundi. Dhe, të lutem, mos eja më dhe të më thërrasësh. Po shikoheshin si dy grabitqarë, të cilët po luftonin rreth të njëjtit gjah, ashpër, sy në sy. – Me të vërtetë po e mendon këtë Gane?
– Po. Me të vërtetë po e mendoj këtë. Janë përshëndetur ashtu edhe për disa momente, ndoshta edhe pa vetëdije dhe ai shumë shpejt doli nga banesa e saj.
Gjatë gjithë natës atë natë kishte qarë, por në njëfarë mënyre kishte ndjerë relaksim, pasi që gjithçka kishte përfunduar. Ishte ashtu si ishte, do të takohej me të deri në ditën e martesës dhe kush e di si do të përfundonte e gjithë kjo. Ndoshta do të hiqja dorë nga i fejuari im dhe do të largohesha, do ta lëndoja, e unë do ta kuptoja se Dreni ende ka një grua pranë vetes.
E kishte thirrur pas dy ditëve. Nuk kishte dashur t’i thoshte asgjë tjetër, pos se dëshiron ta takoj dhe t’i thotë se vendimi i saj për t’u martuar është përfundimtar. E kishte të vështirë ta thotë të gjithë këtë, por iu desh. Ishte tepër vonë për të ndryshuar.
Disa njerëz kishin marrë pjesë në martesën sonë. Zyrtari e bëri shpejt punën e tij, thuajse e dinte se nusja e bukur me flokë të lidhur nuk ishte e lumtur për faktin se po martohej.
Genta e kishte përqafuar dhe me një faculetë po ia fshinte mëngët. Edhe iku më i ngushtë i tashmë bashkëshortit të saj ishte kumbarë, po ashtu arkitekt, derisa Ganja e kishte zgjedhur Gentën. Pas një dreke të shkurtër dhe ceremoniale, të porsa të martuarit kanë fluturuar në drejtim të muajit të tyre të mjaltit.
Gane atëherë e kishte kuptuar se po shkonin në Pragë, dhe se kjo ishte një zhgënjim, pasi që ai i kishte thënë se do të shkonin në një ishull. Por, Dreni kurrsesi t’i dilte nga koka. (vijon)
(Kosova Sot Online)