Çfarë i ndodh trupit nga mungesa e s*ksit? Mësoni si t’i luftoni pasojat
Shumë njerëz mund ta kenë pyetur veten çfarë ndikimi mund të ketë në trupin e tyre mungesa e seksit.
“Seksi ndihmon për t’u afruar emocionalisht me dikë dhe për të ulur nivelin e stresit. Shërben për zemrën, rrit rrahjet e saj dhe bën që të digjni më shumë kalori”,- thotë Sari Cooper, terapiste e certifikuar seksi, raporton “Life Hacks”.
“Po sikur këto të mos mjaftonin për të pasur dëshirën të hidheni në veprim, seksi gjithashtu ul presionin e gjakut, kuron dhimbjen e kokës dhe lehtëson simptomat e depresionit”,- vijon Cooper.
Megjithatë, jo të gjithë kanë jetë të rregullt seksuale. Shpesh dëgjojmë që edhe çiftet e martuara kryejnë pak marrëdhënie seksuale.
Pyetja që vjen natyrshëm në këtë rast është: Nëse nuk bëjmë seks, e dëmtojmë trupin tonë?
“Ndërsa disa persona bëjnë progres dhe janë produktivë edhe kur nuk bëjnë seks rregullisht, të tjerë mund të jenë të prirur për sëmundje që janë të lidhura me stresin, për shkak të nevojës së thellë për marrëdhënie seksuale”,- thotë Cooper.
Edhe pse nuk shtoni në peshë apo pësoni një rritje të presionit të gjakut vetëm ngaqë nuk po bëni seks të rregullt, trupi nuk mund të përfitojë nga ajo që nuk e ka.
“Seksi është një nga ato gjëra që njerëzve nuk u kalon shumë në mendje nëse kanë kohë pa pasur marrëdhënie, kështu që fantazitë e tyre erotike ndalojnë për pak.”
Cooper thotë se për sa kohë je seksualisht aktive, je më shumë e ndërgjegjshme për anën tënde erotike dhe si pasojë, do të përfitoni edhe anët pozitive të seksit.
Disa nga pasojat më të përhapura që vijnë nga mungesa e seksit janë:
Ulje e lubrifikimit vaginal.
Ndjeni më shumë ankth.
Disfunksione erektile për mashkullin.
Mashkulli duhet të bëjë një kontroll shëndetësor të prostatës.
Ndiheni më të stresuar.
Prekeni më shpesh nga ftohjet dhe virozat, sepse ju bie imuniteti.
Por ka edhe anë pozitive: ulet rreziku për infeksione…
(Kosova Sot Online)