Lexoni edhe:
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (4)
Mirë, de! Hajde tek unë. Edhe ashtu vetëm jam në shtëpi. Sabi me fëmijët kanë shkuar te babai i saj, kurse nëna ka shkuar te vëllai. - A krejt në "opçinë" i paske çue, a? Haha... Mos po e përgatit terrenin për diçka tjetër ti? Se edhe ashtu dëgjova diçka... Kujtimi u rrëqeth, por u mundua ta ruante qetësinë. - Le bre, mos bo hajgare kështu, me sabah. A po vjen, a...? - Aty jam, për njëzet minuta... - Hajt, shihemi - Tung! - Tung! Kujtimi e lëshoi "në të tretën" mullirin e mendjes. Filloi të analizonte atë që i kishte thënë Ramizi. "Athua paska marrë vesh ky për "meselenë" me Valentinën? Në pastë marrë vesh Ramizi, atëherë po e ditkan të gjithë. Jo pse ai tregon atë që dëgjon, por pse gjithmonë i merr vesh ngjarjet i fundit. Qenka bërë muhabet për ta larë gojën kush çohet i pari. Me gjasë ai, Zhyllani.
Ai ka hangër m..." Dhe, Kujtimi, duke qenë i sigurt se Ramizi vinte tek ai për ta diskutuar këtë muhabet, vendosi që të bëhej "anglez" dhe të mohonte çdo gjë. "Tjetër rrugëdalje nuk kam. Përndryshe këto fjalë do të bien në vesh të Sabit. Pastaj edhe të burrit të Tinës. Mund të bëhet belaja, e unë i shkreti nuk kam bërë asgjë. Hajde, sikur të kisha bërë, thotë njeriu... Ah, Valentinë e mallkuar, po sherrin e madh e paske..." - Xërrr! Zëri i ziles ia rrëqethi mishrat. Një si valë e nxehtësisë, nga barku iu ngjit kokës përpjetë dhe sikur ia luajti kapakun e kresë. I vinte inat pse ishte aq i stresuar, kur fundja, nuk kishte bërë asgjë të keqe. "Ah, mori Tinë..." - Hajde Ramiz djali. A mujte? - Ku je Kujtë? Si të kam? - Si djalë i ri. - A je më mirë?
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (4)Lexoni edhe:
Dëgjova që kishe qenë në spital... - Mirë jam more. Me gjasë ishte ndonjë virus. Ti e di... Hajde, ulu, jepja diku! Pasi u ul dhe ofshau lehtë nga lodhja, Ramizi, pa një pa dy, iu drejtua shokut. - Hej, ishalla nuk është e vërtetë ajo që dëgjova! "O, Zot! Po ky me të vërtetë paska marrë vesh. Nejse, çka do që të ndodhë, gjëja e vetme që nuk duhet ta bëj, është ta humbi gjakftohtësinë". Duke përgatitur në mendje përgjigjen në pyetjen që priste t'ia shtronte shoku, Kujtimi iu drejtua Ramizit me një zë artificialisht të qetë, tepër të qetë. - E, çka paska bërë vaki tash? - Qysh more?! Qysh bëhet kinse nuk e di! Shqetësimi dhe stresi i Kujtimit për një moment arritën maksimumin. Ndjeu një therje të thellë në lukth. "Vetëm edhe një ithat në lukth më duhet", mendoi me vetvete. Në ato momente i erdhi që t'i thoshte Ramizit me zë të lartë: "Hë, çka ke, o doktor Buza? Çka po më torturon kështu?!". Por, në realitet tha diçka krejt tjetër.
Kësaj radhe, me një dozë nervozizmi në zë. - Po ti më trego njëherë për çka e ke fjalën! E, më pas të tregoj se a kam dëgjuar, apo jo. - Ngadalë, bre! Çka po nxehesh?! Për Ramushin e kam fjalën. "Ramushin? Cilin Ramush të hamamit, more"? - A nuk paske hyrë sot në internet hiç, a? - Jo, veç sa u çova. Kush është ky Ramushi? - Ramushi, bre! Ramush Haradinaj! - Veç mos më thuaj se e kanë dërguar përsëri në Hagë! - Jo, jo! Tamam puna. Por, ky far, hamami... A e ke parë atë Fatos Lubonjën, që del nëpër emisione të Shqipërisë? - Po, po! Me sa di unë, ai shkrimtar është... edhe pse kurrë nuk di se çka ka shkruar. - Shkrimtar jo, po hajvan ishte ai. Hamam i dreqit! Po lypke plumb në ballë! H. B. I. (vijon)
(Kosova Sot Online)