Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: E detyrova të martohej me mua, duke e gënjyer se isha shtatzënë (1)
E kam thirrur para se ta përfundonte orarin e punës dhe i thashë se më pas do ta pres para zyrës së tij. - Gani, më duhet të bisedojmë. Më duhet të them diçka me rëndësi - po mundohesha që gjithçka të dukej dramatike. E kam lëshuar dëgjuesen e telefonit para se të mund të më përgjigjej diçka. Kam ndjerë shqetësimin e tij, ndoshta ka menduar se e kam marrë vesh për takimet e tij me Valdeten. Kur pas gjysmë ore kishte dalë nga puna, unë tashmë po qëndroja para ndërtesës. Unë po buzëqeshja derisa ai po afrohej të takohej me mua. Nuk po mund ta dinte pse unë isha kaq e lumtur dhe me kaq disponim të mirë. Ndoshta kishte menduar se unë nuk di gjë për lidhjen e tij me Valdeten dhe ma kthente të buzëqeshurën.
Nuk kam pritur që ai të vjen deri te unë. Kur prapa tij e kam vërejtur Valdeten, kam vrapuar dhe i jam hedhur në përqafim. . - I dashur, mezi po pres ta dëgjosh lajmin - bërtita unë. - Po ma thuaj më. Çfarë po ndodh? - Jam shtatzënë. Do të kemi një foshnje. Sa shumë që jam e lumtur, kurrë nuk kam qenë më e lumtur - po thosha unë. - Por si? Unë kam menduar se je duke përdorur mbrojtje - tha Ganiu i tmerruar me lajmin. - I kam ndaluar. Prej atyre tabletave shtohet në peshë, tashmë kam dy kilogramë më shumë. E pse je kaq i zbehur? A mos vallë nuk je i lumtur - po aktroja se sytë e mi ishin mbushur me lot. - Natyrisht se jam i lumtur, por jam disi i befasuar - më tha me zë të ulët.
Ngjarje e vërtetë: E detyrova të martohej me mua, duke e gënjyer se isha shtatzënë (1)Lexoni edhe:
Po e ndjeja shqetësimin e tij, diçka po e shtrëngonte në gjoks, sikur të kishte mundësi do të dilte edhe nga lëkura e tij. Unë tashmë e kisha sjellë në një pozitë të palakueshme, që nuk mund të bënte lëvizje, pat, quhet kjo lëvizje në shah. Ganiu nuk ishte një mashkull, i cili me lehtësi braktis një grua shtatzënë. Prandaj jam shtirur se nuk po e vërej luftën e tij të brendshme e unë tashmë po mendoja emrin për foshnjën tonë. Përsëri po flisja për martesën, por unë nuk e dija se Ganiu, përkundër lajmit se unë "isha" shtatzënë, ai po mendonte për ndarjen tonë. - I dashur, duhet të nxitojmë. Nuk dua që të jem një nuse e trashë - ia thashë. Burri im i ardhshëm më nuk kishte kontrollin mbi jetën e tij, e aq më pak i pushtuar nga këto emocione. Unë isha tepër e lumtur, sepse kisha luftuar për të. Në vend se të ma thoshte mua se gjithçka kishte marrë fund, këto fjalë iu desh t'ia thotë Valdetes. Ajo po qante, po bënte zhurmë, e ajo ia kishte hapur derën dhe e kishte hedhur jashtë banesës. - Kurrë të mos më kthehesh më - bërtiti duke e përzënë.
Ganiu atë natë kishte qëndruar i ulur në bankën që qëndronte karshi ndërtesës së saj dhe po priste që ajo ta fikte dritën në dhomën e saj të gjumit. E dinte se sa shumë e kishte lënduar. Ashtu i pikëlluar dhe i lënduar po mendonte se zemra po i plaste nga dhimbja. Nuk ishte aspak i lumtur shkaku i martesës, e as për foshnjën për të cilën kishte menduar se do t'i lindte. Atë natë ishte dehur e bërë tapë. Ishte aq i lodhur, saqë e kishte thirr shefin dhe i kishte thënë që ishte i sëmurë. E unë po e vajtoja, isha pranë tij, po i gatuaja supë dhe përkujdesesha që në secilin cep të shtëpisë t'ia përkujtoj se do të bëhej baba. Një muaj më vonë ne jemi martuar, por edhe më tutje Ganiu vuajtjen e tij po e harronte me verë. Vetëm i dehur mund ta shihje të buzëqeshur, apo nëse aktron se është i lumtur. E pranoj se kisha arritur një fitore të Pirros, pasi që bashkëshorti im nuk kishte ndaluar asnjë moment të mendonte për Valdeten. Madje edhe kur ma kishte thënë fjalën 'po', pranë vetes, në vend timin e kishte menduar atë.
Edhe Valdetja për një kohë të gjatë nuk kishte mundur të shërohej prej dhimbjeve. Nuk e kishte kërkuar për ta bindur se ishin apo nuk ishin për njëri tjetrin. Ajo femër shumë më me krenari ishte mbajtur me humbjen. Një mëngjes, thjeshtë nuk ishte lajmëruar në punë. Kishte kërkuar zëvendësim dhe ishte larguar. Ganiu e dinte se këtë e kishte bërë shkaku i tij, pasi që nuk kishte mundur të qëndronte e ulur në hapësirë të njëjtë me të. Edhe pse e urreja me gjithë shpirt, asaj femre më duhet t'ia pranoj. Për dallim prej mej, mashkullit të dikujt nuk i doli në rrugë. Në njëfarë mënyre edhe ia kisha lakmi. E bashkëshorti im ishte në shtëpi, pa vullnet dhe pa disponim, i cili bërtite për secilën imtësirë. Më pas vajtonte pse po i bërtite gruas së tij shtatzënë. Tri javë më pas më duhej ta përfundoja planin tim. Më duhej ta shpjegoja pse edhe më tutje barku im ishte i rrafshët si dërrasë. E thirra dhe fillova të qaj. I thashë se herët në mëngjes isha sëmurë dhe kam humbur foshnjën. (vijon)
(Kosova Sot Online)