Sa herë duhet të bëni s*ks që të mos plakeni kurrë?

  • G.g /
  • 01 December 2020 - 13:36
Sa herë duhet të bëni s*ks që të mos plakeni kurrë?

Seksi nuk është vetëm çështje argëtimi dhe kënaqësie. Shkenca thotë se ka shumë përfitime të pabesueshme shëndetësore nga ky aktivitet fizik.

Të kesh marrëdhënie seksuale të paktën një herë në javë mund të ndihmojë gjithashtu që të jetosh më gjatë, thonë shkencëtarët, sipas “The Sun”.

Një studim në “Universitetin e Kalifornisë” në San Francisko gjurmoi jetën seksuale të 129 nënave për një javë rresht.

Pjesëmarrësit ofruan një raport ditor për kënaqësinë e tyre të përgjithshme të marrëdhënieve, si edhe raste të konfliktit, mbështetjes dhe intimitetit me partnerët e tyre.

Kur studiuesit krahasuan raportet e grave me mostrat e tyre të gjakut, ata gjetën një model interesant. Nënat që kishin raporte seksuale me partnerët e tyre të paktën një herë gjatë kësaj jave kishin kromozome dukshëm më të gjatë ose pjesë të një qelize përgjegjëse për plakjen, sesa ata që nuk kishin.

Çfarë kromozomesh kanë të bëjnë me jetëgjatësinë?

Me kalimin e kohës, kromozomet që gjenden në qelizat tuaja shkatërrohen si pasojë e plakjes, dietës së dobët dhe alkoolit, thanë hulumtuesit. Por këto rezultate tregojnë se seksi i rregullt mund t’i riparojë dhe t’i zgjasë ato, duke i mbajtur qelizat të shëndetshme dhe të reja.

Një studim i tillë kërkon kërkime të mëtejshme, natyrisht. Por, duke marrë parasysh se çfarë ndodh me trupin tuaj kur të ndaloni marrëdhënien, ky hulumtim mund të jetë diçka me vlerë për ju.

Plus, studimet e mëparshme kanë sugjeruar gjithashtu që çiftet duhet të bëjnë seks të paktën një herë në javë për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)