Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete vjehrrin tim të ardhshëm (3)
Nuk është ashtu si të duket. Të lutem më dëgjo! - i thashë. Krenari dridhej me tërë trupin e tij dhe, kokulur, ma përsëriti atë që tha më parë: - Si munde të ma bëje këtë? Edhe atë, me askënd tjetër, pos me babanë tim? Gjithçka tjetër do të mund të ta falja... - Dua të ta shpjegoj, Krenar! Natyrisht, nëse më lejon. Besimi për mua nuk ishte babai yt. Me asgjë. Ai është mishërim i meshkujve të tmerrshëm ndaj të cilëve nuk kam kurrfarë emocionesh dhe do të ishte me të vërtetë fat sikur të mos e kisha bërë atë. Pendohem, më beso! Ti je mashkulli i vetëm me të cilin dua ta kaloj tërë jetën. Krenar, të lutem më fal! Nëse dëshiron do të shpërngulemi nga këtu dhe do t'ia nisim nga fillimi. Më shikonte me sytë e tij tepët të bukur, por të cilët tani i kishte plot dhembje dhe, sikur të donte të mbrohej, ma ktheu shpinën dhe u largua me një ecje të lehtë.
Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete vjehrrin tim të ardhshëm (3)Lexoni edhe:
Atë ditë më duhej ta lija që të largohej, por ditëve tjera e përcolla sikur të isha hija e tij, duke kërkuar mundësinë që t'i afrohesha. Por, sapo më shikonte, sytë i zgjeroheshin nga dhembja dhe menjëherë largohej. Pasi që kaloi një vit duke u munduar kështu, fillova që ta humbja shpresën. Por, fati e deshi që, megjithatë, çdo gjë të vinte në vendin e vet. Një kameriere shumë e vyeshme që punonte në lokalin tim më tregoi se do të largohej nga puna, meqë do të martohej dhe do të shkonte për të jetuar në një qytet tjetër. Në vendin e saj erdhi një studente e vyeshme, e cila e mbante veten në aspektin financiar. Ajo më donte mua, meqë disi isha shembull për të, një tip i femrës sikur që donte të bëhej edhe vetë. Atë mbrëmje mu afrua me plot dhembshuri. - Ku qëndron problemi? Je e bukur, e pasur, por vazhdimisht e zymtë dhe e mërzitur. Çka të ka lënduar kaq shumë? - më pyeti derisa e mbyllnim restorantin. - Je tepër e re për t'i kuptuar disa gjëra - i thashë unë, duke ofsharë thellë. - Po, jam e re, por nuk jam e marrë, ama. Dhe, kam mjaft përvojë saqë të mund të kuptoj shumëçka. Ndoshta në atë moment isha e dobët, e ndoshta kjo edhe më duhej. Ia tregova të gjitha, pa zbukuruar asgjë. Nuk e zvogëlova hisen time të fajit në tërë atë episod të errët. Ajo heshtte, por nuk ishte tmerruar nga ajo që i kisha thënë.
Mendoja se, me siguri, tregimin tim ishte duke e krahasuar me ndonjë ngjarje tjetër. Ndoshta me ndonjë ngjarje të veten. - Me të vërtetë ke kuptuar se vetëm Krenari ka rëndësi për ty? - më pyeti. - Natyrisht. - Nëse është kështu, atëherë mi jep disa ditë që të mendoj. Diçka me gjasë do të mund të bëjmë. Dy ditë më vonë, pasi që mysafirët e fundit u larguan nga restoranti, më thirri që të uleshim bashkë, e të bisedonim. Edhe pse nuk prisja shumë nga këshillat e një vajze njëzetvjeçare, vendosa që ta dëgjoja. Dhe, bëra shumë mirë që veprova kështu. Nuk kurseva asgjë derisa e gjeta Besimin. Mu deshën tre muaj derisa e gjeta adresën e tij. Mora veturën dhe vetëm shkova tek ai. Bëra tri orë udhë. Pasi që arrita, trokita në derën e tij. - Çka do? - më tha në vend se të më përshëndeste. Për fajin tënd e humba Krenarin. Duhet të më ndihmosh ta kthej. - Asgjë nuk duhet të bëj unë, e më së paku të të ndihmoj ty. As atij qurranit apo nënës së tij, e cila është plot dashuri dhe mirëkuptim - më tha dhe deshi që ta mbyllte derën para fytyrës. (vijon)
(Kosova SOt ONline)