16 gjëra që çdo grua i do në shtrat, por nuk i kërkon!
Çdokush ka preferenca të ndryshme seksuale. Diçka që mund të eksitojë dikë, mund të mos eksitojë dikë tjetër. Por edhe pse çdo individ është i ndryshëm, ka disa gjëra që duhet t’i mbani mend kur kryeni marrëdhënie me një grua.
Dhe nëse do t’i mësosh këto sekrete, ju rekomandoj:
1.Komunikoni me partneren dhe pyeteni çfarë i pëlqen
2.Referojuni këtij artikulli
Ok, tregohu i sinqertë, a flet me partneren për preferencat e saj seksuale para se të kryeni marrëdhënie?
Pavarësisht nëse është një partnere e re apo dikush me të cilën keni kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale, ka disa gjëra që shumica e grave dëshirojnë në krevat, por nuk i kërkojnë. Në vazhdim ju ftojmë të hyni brenda trurit të një gruaje:
1.Kushtojini partneres kohë dhe vëmendje – Seksologia, Gail Crowder shprehet se grave u duhen 10-20 minuta për të arritur orgazmën, prandaj një partner i durueshëm i ndihmon ta arrijnë këtë duke filluar nga koka e deri tek këmbët.
2.Vendosni nevojat e partneres para vetes – “Gratë duan një partner që vendos nevojat e saj në rradhë të parë dhe e bën përparësi kënaqësinë e saj”-shprehet ekspertja e takimeve, Jaida Pervis. “Gjëja më e mirë e kësaj është se partnerja do t’jua kthejë mbrapsht kujdesin ndaj saj”.
3.Mos gjykoni – “Seksi nuk është gjithnjë i përsosur – gjëra të papritura”, thotë seksologu Cain Joyland. “Të gjitha janë mjaft të zakonshme dhe mund të duken të turpshme, por gratë duan të ndihen të sigurta gjatë seksit”.
4.Shumëllojshmëri – Askush nuk dëshiron të qëndrojë në një pozicion gjithë natën. Tyomi Morgan, seksolog, sugjeron të luash më shumë lojëra, të eksperimentosh me pozicione të ndryshme seksi, të bësh seks në vende të ndryshme në shtëpi ose të përdorësh një lodër.
5.Edhe gratë duan seks oral – Ashtu si meshkujt, edhe gratë kanë nevojë për seks oral, i cili nuk dëmton askënd.
6.Përqafime dhe përkëdhelje – Ndonjëherë dëshironi të përqafoheni pas seksit, ndonjëherë dëshironi të qëndroni në anët e kundërta të shtratit. Këto preferenca mund të ndryshojnë jo vetëm nga personi në person, por edhe me secilën situatë, prandaj është më mirë ta pyesni partneren nëse dëshiron një përqafim.
7.Jini mendjehapur – Mbase ajo dëshiron lodra seksi apo të provoni diçka të re në shtrat, prandaj tregohuni mendjehapur.
8.Flisni gjatë seksit – Nuk ka gjë më eksituese sesa një partner që ju thotë sa seksi jeni. Thuaja me zë të lartë që nuk rresht së menduari për të.
9.Mos harroni prezervativin – Kryeni marrëdhënie seksuale me prezervativ, vetëm nëse keni rënë të dy dakort ndryshe. Mos bëj sikur nuk e ke dëgjuar kurrë fjalën prezervativ ose ajo do t’ju lërë.
10.Mendoni dhe për partneren – Seksi nuk duhet të përfundojë vetëm kur mashkulli kalon në orgazmë. A nuk do donit që edhe partnerja të kënaqej?
(Kosova Sot Online)