Lexoni edhe:
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (18)
Ku ma kishin çue djalin? A tha najsen? - E kishin çue në spital, thanë se aty do të rrijë disa ditë. - Pse more në spital, djali shëndosh si molla?! - E paskan çue në neuro... psikiatri, më tha. - Po a në "lludnicë" ma kanë çue dritën e syve të mi, a? Ah, Luta i nënës... - Nënë, qetësohu... - E di, e di! Veç me ia marrë hisen e kanë. Po, sa të jam gjallë unë, tybe s'jau ka kakitë dhomi. Kjo bisedë zhvillohej në këtë shtëpikasolle tash e disa muaj, ndoshta edhe me vite. Fatimja ishte e bindur se kushërinjtë e burrit donin t'ia merrnin hisen djalit të saj. Ajo ishte e bindur se ata nuk do të hezitonin as që ta vrisnin Luftimin, vetëm e vetëm që ta shtinin në dorë tokën që ia kishte lënë baba Murtezi, tani i ndjerë.
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (18)Lexoni edhe:
Pas vdekjes së burrit, Fatimja mori rolin edhe të babait e edhe atë të nënës për dy fëmijët e saj. Punonte në ara dhe përkujdesej për pemët dhe bahçen, por nuk linte pas dore as përkujdesjen rreth fëmijëve. Dikur, kur fshati ishte plot njerëz, e kur shkolla e fshatit gumëzhinte nga zhurma e nxënësve, fëmijët e saj merreshin shembull për të mirë për nga higjiena dhe mirësjellja. Nurija ishte buzë një krize mendore. Ankesat e së ëmës se i gjithë fshati, natë e ditë, mendojnë sesi t'u bëjnë keq atyre, të kombinuara nga një frikë irracionale nga Të Martat që ia fuste të dridhurat në palcë, kishin bërë që ajo të mendonte disa herë për vetëvrasje, sidomos pasi që edhe Luftimi filloi ta përkrahte të ëmën në pohimet e saj. E, Nurija e shkretë kishte vetëm 16 vjet. Kishte një shtat të hedhur, trup të hollë e të drejtë.
Flokët i kishte të verdha, si rrezet e diellit, kurse sytë të kaltër. Buzët plot mish thuajse ia kompletonin hijeshinë e fytyrës, duke e bërë atë të dukej pa asnjë behane. Faqet e kuqe all i jepnin asaj një bukuri përrallore, fshatareske, të një kohe të shkuar. E ëma, e cila vet kurrë nuk ishte karakterizuar nga ndonjë bukuri kushedi sa e madhe, thoshte se e bija përngjante në një hallë të saj, të cilën prej se ishte martuar, nuk e kishte parë kurrë më. Kur nuk mund të duronte më, Nurija binte në histeri. - Po, mirë bre nënë! Le të vinë ato Të Martat e dreqit, le të na ziejnë të gjithëve e le të na hanë. Më mirë kështu, bile rehatohemi njëherë e përgjithmonë. Le të na e marrin edhe hisen. Edhe ashtu nuk jemi duke ia parë hairin. Ishte interesant se, kur e bija përjetonte episode të tilla, Fatimja, e cila përndryshe gjithmonë ishte nervoze dhe e irrituar, vinte e bëhej e qetë dhe mundohej me çdo kusht ta qetësonte të bijën.
Thuajse bëhej një person tjetër, një nënë të cilën Nurija gjithmonë e kishte ëndërruar, mbështetëse dhe e dashur. Por, kjo nuk zgjaste shumë. - Alo, Ramiz! - Kujtë, a muj u çove? - O, Ramiz! Qysh je bre burrë? A je mirë? - Qe, valla Kujtë! Këtu në shtëpi. Ti? - A nuk do të shkosh në fshat për vikend, a? - Jo, more. Ndoshta lexoj pak. Javën tjetër e kam një kollokfium. - Le bre! Ai mentori yt as vetë i shkreti nuk i di këto që je duke i lexuar ti... - Unë po e bëj timen, e ai... nuk është problem për mua. Këqyre ti mentoren tënde! - Çka? Më e zonja është se krejt të tjerët. - Varet për çka... - Po, de... Hë, çka më thirre? - Është mesele e gjatë. Nuk mundem në telefon. H.B.I (vijon)
(Kosova Sot Online)