“Nuk kam bërë s*ks me partneren për dy vite me radhë”, 41-vjeçari rrëfen problemin që ka me intimitetin! Psikoterapistët këshillojnë që në këto raste të…

  • G.g /
  • 09 December 2020 - 12:39
“Nuk kam bërë s*ks me partneren për dy vite me radhë”, 41-vjeçari rrëfen problemin që ka me intimitetin! Psikoterapistët këshillojnë që në këto raste të…

“Në fillim të çdo marrëdhënieje, unë jam seksualisht aktiv, por pastaj tërhiqem dhe filloj të gjej gabime tek partnerja ime”,- kështu e nis rrëfimin një 41-vjeçar për “The Guardian”.

“Unë kam probleme me intimitetin, me të cilin po luftoj prej kohësh. Në fillim të çdo marrëdhënieje, unë jam seksualisht aktiv, por kur gjërat bëhen serioze, unë filloj të tërhiqem dhe të mbyllem në vetvete.

Atëherë e shoh intimitetin tepër të vështirë, aq sa nuk merrem aspak me aktivitet seksual. Përqafimi dhe puthja janë në rregull, pasi nuk jam plotësisht i pandjeshëm, por nuk mund ta çoj veten deri në pikën që të bëj seks.

Situata ka qenë e njëjtë me të gjithë partneret e mia”, rrëfeu ai.

Ndër të tjera, personi në fjalë thotë se më parë i jepte fund lidhjeve, sepse e shihte këtë si zgjidhjen e vetme. Por, më pas gjërat ndryshuan.

“Në të kaluarën, jam përballur me të duke gjetur gabime tek partnerja ime ose tek marrëdhënia, duke i dhënë fund gjërave. Unë kam bërë terapi për depresionin dhe për ngjarjet në të kaluarën time, por kurrë nuk kam qenë në gjendje të rregulloj problemin e intimitetit.

Aktualisht jam në një lidhje dhe nga tre vite që jemi bashkë, në dy prej tyre nuk kemi bërë seks. Kjo gjendje e imja po shkatërron një marrëdhënie që është krejtësisht e mirë në të gjitha aspektet e tjera”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Dr. Pamela Stephenson Connolly, e cila është e specializuar si psikoterapiste që merret me trajtimin e çrregullimeve seksuale, tha:

“Ju tashmë keni bërë gjysmën e punës, prandaj mos u dorëzoni tani! Të kesh njohuritë që ke fituar përmes terapisë është një hap i rëndësishëm, por tani do të duhet ta vendosësh atë njohuri në praktikë.

Unë mund ta kuptoj zhgënjimin tuaj, por përpiquni të jeni të durueshëm dhe vazhdoni të krijoni intimitet me partneren tuaj hap pas hapi, në mënyrë që të trajtoni edhe frikën tuaj. Teknikat vetë-qetësuese do t’ju ndihmojnë.

Çfarë ndodh saktësisht në mendjen dhe trupin tuaj kur mendoni të bëni seks me partneren? Mësoni të njihni proceset tuaja të mendimit, ankthet dhe përgjigjet fizike të momentit.

Mundohuni të qetësoheni përmes frymëmarrjes dhe zëvendësimit të mendimeve tuaja negative me sigurinë që duhet të ndjeni brenda vetes. Mundohuni të praktikoni çdo lloj teknike që terapisti juaj ju sugjeron.

Intimiteti i vërtetë përfshin ndërmarrjen e rreziqeve, zbulimin e dobësive tuaja personale dhe pranimin e papërsosmërive të një personi tjetër. Në rastin tuaj veçanërisht, kërkon që ju të mësoni se si të ndiheni të sigurt me një qenie tjetër njerëzore. Kjo kërkon kohë dhe përpjekje”,- përfundoi Dr. Pamela Stephenson Connolly. 

(Kosova Sot Online)