10 këshilla për ta bërë më të lehtë herën tënde të parë
Të përgatitesh për herën e parë është emocionuese, por edhe nervozuese nëse gjërat do të shkojnë mirë. Në kokën tuaj mund të keni një skenar që mendoni se është “i sakti”, por hera e parë është e ndryshme për çdokënd dhe jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet. Prandaj po ju vijmë në ndihmë me disa këshilla nga ekspertët që do t’ju ndihmojnë të jeni sa më rehat herën tuaj të parë dhe sigurisht të ndiheni mirë.
1.Vendos limite – Fillimisht vendos të kryesh marrëdhënie nëse edhe ti e dëshiron, jo vetëm sepse e dëshiron partneri. Bëjani të ditur çfarë nuk dëshiron të provosh. Nëse ndjeni dhimbje, jo rehati ose diçka që nuk shkon, ke të drejtën të heqësh dorë.
2.Sigurohu që të mos marrësh infeksione. Kërkoi partnerit/partneres të bëjë një test.
3.Kërkoji partnerit të përdorë prezervativ. Nëse nuk je gati për një fëmijë, duhet të marrësh masa mbrojtëse.
4.Bëji disa pyetje vetes: Dua të bëj seks sepse kështu dëshiroj? Dua ta bëj sepse dua të jem dhe unë si shoqëria ime? A ndihem e sigurtë, e respektuar nga partneri im? Këto pyetje duhet t’ja bësh vetes sepse dëshira për marrëdhënie seksuale nuk duhet të vijë si obligim apo presion nga dikush tjetër, por nga dëshira jote personale.
5.Njihe trupin tënd. Të prekësh veten do të të ndihmojë për të kuptuar se çfarë dëshiron dhe çfarë nuk dëshiron. Kjo do të të rrisë edhe vetëbesimin kur të jesh gati për të kryer marrëdhënie. Kur e di se çfarë të eksiton, do e kesh më të lehtë për t’i dhënë një udhëzim partnerit.
6.Komunikim – Nëse nuk i beson plotësisht personit, trupi do të të përgjigjet duke ngushtuar muskujt e vaginës duke e bërë marrëdhënien seksuale më të vështirë dhe aspak të rehatshme. Prandaj komunikimi do t’ju ndihmojë të dyve të keni besim dhe siguri. Gjithmonë ndaje me partnerin çfarë ndjen.
7.Paraloja ka rëndësi – Jo vetëm që ju ndihmon emocionalisht, por edhe stimulon qarkullimin e gjakut dhe vë në lëvizje hormone për një seks më të mirë.
8.Merreni me ngadalë – Hera e parë është e ndryshme për të gjithë, mund të ndjeni pak dhimbje, mund të keni gjakderdhje ose jo. Por duhet të keni parasysh ta nisni me ngadalë. Muskujt nuk duhet të tendosen shpejt, përkundrazi kjo gjë do i ngushtonte më shumë dhe do e bënte më të vështirë marrëdhënien seksuale.
9.Përdorni lubrifikant – Do t’ju ndihmojë për të lehtësuar gjërat. Seksi mund të jetë i dhimbshëm herët e para, por nëse vazhdon kështu duhet të bëni një kontroll.
10.Kuptoni që do ketë edhe situata të sikletshme. Herët e para janë përgjithësisht të çuditshme, por kjo është shumë në rregull. Mos prit gjëra që sheh në filma.
(Kosova Sot Online)