Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr (3)

  • E. /
  • 14 December 2020 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr (3)

Përsëri ia kam kthyer shpinën, por kësaj radhe më kishte kapur për dore dhe më detyroi që të kthehem me fytyrë prej tij. Po filloja ta ndieja veten keq, por presioni I tij nuk po ulej, sikurse po dëshironte që të më bindte, se pa marrë parasysh sa të provoja kurrë nuk do të më lëshonte. - A e di se çfarë po mendoj Blerina - vazhdoi ai. Sikur të isha në vendin tënd, duke të tradhtuar, në fakt ta kam bërë një të mirë. Tashti lirisht mund të shtiresh se problem është në mua, e jo në ty. Dhe me këtë nuk e kam fjalën për shterpësinë tënde, por në mosaftësinë tënde që ta pranosh këtë fakt dhe të jetosh me të.

Nuk dëshiron të mendosh se unë të kam tradhtuar për faktin se nuk mund të kesh fëmijë dhe nuk ka guxim ta pranosh sepse nuk je e drejtë dhe fer me veten tënde. Unë të dashuroj, me fëmijë apo pa ta, por me sa duket të njëjtën nuk mund ta thuash edhe për mua. Ndoshta kurrë nuk ke dëshiruar burrë, por vetëm një baba për fëmijët e tu.

Nuk është e vërtetë - bërtita. U rrej veten time dhe pikërisht për këtë nuk po kam sukses të lejoj që dikush të më dashuroj. Ato fjalë dolën me të njëjtën fuqi sikurse atëherë kur u thye xhami pak më pare. Tash midis meje dhe bashkëshortit tim thuajse ishte krijuar një hapësirë e madhe dhe e hapur, në të cilin ishim së bashku dhe po mund ta humbnim njëri-tjetrin. - Të ta fal ty do të thotë t'ia fal vetvetes sime, e për këtë ende nuk jam gati - e pranova. - Por së paku ke provuar - më tha ai. - Kurrë nuk ke qenë e sinqertë, e ndoshta as unë. Gjithmonë jemi sjellë përreth problemit në vend se të ballafaqohemi me ta dhe t'i mposhtim. Sot përfundimisht kemi prekur temën tone që deri më tani ishte tabu. Dhemb, por nuk ka mënyrë tjetër për ta mposhtur.

Unë ende mezi qe po merrja frymë, por edhe kjo ishte më emirë se ndjenja e ngufatjes që më kishte përndjekur javëve të kaluara. Ky diskutim kishte efekt sikurse një bocë me oksigjen. Ditën tjetër jam ndjerë shumë më e qetë, thuajse kam hedhur një kafshatë të hidhur, të cilën nuk po mund ta përpija dhe që ma kishte penguar frymëmarrjen. Javën e ardhshme Leonora ishte ftuar në një martesë, kështu që te varri i nënës kam shkuar e vetme. A thua mos e ka vizituar varrin vizitori enigmatik? Kësaj radhe mbi varrin e saj ishte një librezë, një lloj poezie.

Çfarë po bënte aty? Ndoshta dikush rastësisht duke pastruar varret e kishte harruar aty? E morra me të vetmin qëllim që t'ia dorëzoj rojës, në rast se pronari i saj i vërtetë kthen për ta kërkuar, por e kuptova se ndoshta për qëllim kishte që të binte në duart e mia. Në faqen e parë me shkrimin e nënës ishte shënuar emir i saj. Poezia apo shkrimet kurrë nuk ishin në pasionet e preferuara të nënës sime. Më shumë kishte pëlqyer muzikën apo kinemanë. Kur po e kaplonin ndjenjat, më me dëshirë do të këndonte ndonjë këngë romantike se sa të lexonte ndonjë poezi dashurie. Me kënd kishte lexuar poezitë? Tashmë këtu nuk po bëhej për diçka të panjohur, por për një sekret të madh.

Sekret për të cilin nëna ime kurrë nuk më kishte folur më pare. Fshehtësi që nëna ime e ka marrë në varr, e që dikush kishte dëshiruar ta zbulojë në këtë varr. E nëse dëshiroj ta ruaj atë sekret, atëherë nuk guxoj që ta bisedoj me Leonorën. Por, unë dëshiroja ta zbuloja. Kam biseduar me rojtarin të cilin tashmë po e njihja më mirë, pasi që për çdo të diel po shkoja ta vizitoja varrin e nënës. Në varreza kaq të vogla asnjë vizitorë nuk mund t'i shmangej. - Në fakt, këtë muajin e fundit një mashkull po vjen te varri i nënës suaj - më tha. - E më parë nuk kishte ardhur? A thua pse mu tani, po pyetem. Nëna ka vdekur para dy viteve. (Vijon)

(Kosova Sot Online)