Lexoni edhe:
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (24)
Gruaja nuk ndalej së bërtituri dhe luturi derisa Davidi dhe ai tjetri u kthyen në dhomën prej nga dolën pak më parë, duke marrë me vete të dy vajzat. Dy ushtarë që kishin mbetur në fund, për ta siguruar shpinën e shokëve, pasi që panë se nuk kishte ndonjë rrezik, vendosën që t'iu bashkoheshin të tjerëve. Njëri nga ta filloi që ta shqelmonte gruan e trashë, e cila pasi që tentoi të ngrihej, u rrëzua përsëri përtokë.
Ushtari vazhdonte pa mëshirë ta godiste gruan e gjorë, e cila pas çdo goditjeje lëshonte një ulërimë që ta këpuste shpirtin. Në ato momente, nga një skutë nën shkallë, doli një djalosh me një thikë të madhe në dorë, duke vrapuar në drejtim të ushtarit që ia shqelmonte nënën. Ishte instinkti ushtarak ai që bëri ushtarin tjetër ta tërhiqte këmbëzën e automatikut dhe ta kosiste djaloshin e gjorë, i cili edhe pasi ra i vdekur përtokë, vazhdonte që ta shtrëngonte fort thikën. Njëri plumb e kishte kapur në ballë, kështu që flokët e tij të zezë e të dendur, dredha-dredha, nuk vonoi shumë e u lagën me një gjak të trashë e të zi, i cili, pasi që u përzie me lotët e djaloshit, filloi që të pikonte si me përtesë anash, kah veshët e në tokë.
Roman dashurie: Triumfi i dashurisë (24)Lexoni edhe:
Oh, biri i nënëëës! Djali iiim! Po ti pse dole, biiiir? Ah, katila, Zoti ju vraftë, ja Rabi! Allahu ju shkatërroftë, farë e fëlliqur! O Zooot! Gruaja filloi që të shkulte flokët dhe ta godiste veten me grushte në gjoks, derisa më pas ia vuri djalit të vdekur dorën në ballë, sikur të donte t'ia ndalte gjakun. Ushtari që kishte vrarë djaloshin, që e quanin Moshe, kishte mbetur si i shtangur, sikur dikush që sheh të realizohet ankthi, ëndrra e tij më e frikshme, derisa ai tjetri, që deri pak më parë shqelmonte gruan e gjorë, si duket ishte frikësuar nga të shtënat e shokut dhe, nga një largësi e caktuar, analizonte atë që kishte ndodhë. Moshes filluan t'i ushtonin veshët dhe çdo zë filloi t'i tingëllonte sikur vinte nga largësia.
Në mendje përsëriste vazhdimisht me vete: "Jo, djali im, jo, nuk është e mundur". Papritmas u dëgjua një e shtënë, e cila i dha fund vajtimit të gruas së mjerë. - Moshe, my friend! What the fuck are you doing?! Why don't you shut the bitch up? (Moshe, miku im! Çka dreqin je duke bërë?! Pse nuk ia mbyllë gojën kudrës?). Ishte ky Davidi, i cili kishte lindur dhe ishte rritur në Amerikë, i cili pasi që kishte dhunuar njërën nga vajzat e reja, atë dhjetëvjeçaren, nuk hezitoi aspak që ta vriste edhe gruan e mjerë, e cila duke rënë përmbi kufomën e të birit, sikur u bashkua përsëri me të, për të mos u ndarë kurrë më. Pas kësaj ngjarjeje, Moshe Gerzon vendosi definitivisht që ta braktiste ushtrinë. Edhe pse kjo nuk ishte vrasja e tij e parë, duke vrarë atë djalë të ri e të pafajshëm palestinez, sikur kishte vrarë diçka më shumë, besimin e vet, Zotin në shpirtin e vet. H. B. I. (vijon)
(Kosova Sot Online)