Si e zgjedhin meshkujt gruan me të cilën duan të martohen? Ekspertët e s*ksit thonë se…

  • G.g /
  • 28 December 2020 - 10:56
Si e zgjedhin meshkujt gruan me të cilën duan të martohen? Ekspertët e s*ksit thonë se…

Mund të jesh shumë seksi dhe e mahnitshme në shtrat, por këto nuk mjaftojnë që një mashkull të të propozojë për martesë. Në fakt, seksi, për të mos thënë hiç fare, ka të bëjë shumë pak me martesën, raporton “Cosmopolitan”.

Arsyeja se përse një mashkull zgjedh të martohet me ty, gjendet jashtë dhomës së fjetjes. Tani, po mendon se si ta bësh të të propozojë?

E thjeshtë fare! Meshkujt martohen me gra të cilat i bëjnë ata njerëz më të mirë, sipas ekspertes së seksit, Vanessa Geffrard.

“Kjo fillon kur meshkujt e vërejnë se vetura e tyre është më e pastër, shtëpia është më e rregullt. Por, kjo vetëm sa thellohet… Duket sikur kështu gjendet shërbyesja e shtëpisë, ndërsa ne jemi duke folur për bashkëshorten, por do ta zbuloni shumë shpejt kuptimin dhe nuk ka asgjë maskiliste në gjithë këtë.

Pas një kohe, ndoshta në fillim të lidhjes, ndoshta pas disa muajve, meshkujt i pushton një ‘karakteristikë fisnike’, e cila i bën ata të duan të kujdesen për ju.

Dëshirojnë të dini ku jeni, në çfarë gjendje e keni veturën dhe dëshirojnë të sigurohen se keni mjaftueshëm karburant. Gjithashtu, fillojnë t’ju ndihmojnë me çfarëdo që dëshironi apo që keni nevojë dhe nuk janë më vetëm në rolin e të dashurit, por edhe të mikut.

Papritmas, gjërat e vogla për të cilat asnjëherë nuk keni menduar, fillojnë të bëhen të rëndësishme.

Meshkujt fillojnë t’u interesojë sesi ndiheni dhe jo sesi dukeni.

Thënë më shkurt, meshkujt martohen me një grua e cila ia përmirëson jetën dhe kjo gjithmonë do të jetë reciproke”, shpjegoi Vanessa.

(Kosova Sot Online)