Ngjarje e vërtetë:Dashurinë time donte ta blinte me para (6)

  • G.g /
  • 31 December 2020 - 09:01
Ngjarje e vërtetë:Dashurinë time donte ta blinte me para (6)

- Pse e gjithë kjo? Ndoshta e kam pirë ndonjë gotë verë më tepër, por me askënd nuk kam biseduar për një orë. E ai mashkulli, për të cilin e ke fjalën nuk më ka lënë aspak përshtypje. Madje as emrin nuk e di se si e kishte - u përgjigja. - Do të dhuroj gjithçka, por nuk lejoj që prej meje të bësh një budalla. As ty e askujt tjetër - ma bëri me gisht para hundës sime.

- Unë mendoj se nga një mushkonja po nxjerr një elefant. Përse ty të merrja për budalla? - Nuk dua të diskutoj për këtë, por paralajmërimi është tepër serioz prandaj si të tillë merre ashtu. Nëse e përsërit edhe njëherë të vetme, do të paketosh gjërat tua dhe do të shkosh prej nga ke ardhur - më shokoi. Meshkujt dinë të reagojnë në mënyra të ndryshme kur ndihen të rrezikuar.

Por, gjithçka ka kufijtë e vet, e edhe kjo vrazhdësi e tij - po mendoja me vete. - Mundem edhe të shkoj që tani - ia ktheva me të njëjtin ton. Gjëja e fundit që pas këtyre fjalëve e kam pritur ishte që Naimi të binte në të dy gjunjët dhe do të përqafonte këmbët e mia. Me zë të ngjizur e duke quajtur më tha se do ta kishte më të lehtë po ta vriste sesa ta braktiste. - Mos shko! Pa ty unë nuk mundem të jetoj - më tha. - Naim, qetësohu. Kam menduar se me atë ton xhelozie dëshirën të ma bësh me dije se më dashuron - ia thashë më pas. Pasi që nuk po ndalonte së qari, edhe unë u ula poshtë dhe e kam përqafuar.

- Nuk po shkoj askund, e di se sa të dashuroj. Gjithë botën do ta ktheja përmbys vetëm e vetëm që ne të dy të jemi të lumtur - e qetësova. - Më premto se kurrë nuk do të më braktisësh - më tha. - Të premtoj - I thashë dhe u ndjeva disi çuditshëm. Kur përsëri ma kishte përsëritur të njëjtën skenë, në veten tima kam numëruar deri në dhjetë. Sadopak e kam shmangur një grindje tjetër.

Por sjelljet e tij po bëheshin gjithnjë e më të çuditshme. Më hidhej me të keq në secilën imtësirë, më thoshte se në palestër po ushtroj vetëm sa për t'i pëlqyer dikujt. Më nuk po i pëlqenin as fustanet që ai vetë m'i kishte blerë. Më thoshte se janë tepër provokues dhe më lëndonte me fjalë thuajse po dukem si një sponsor i thjeshtë. Viti im i parë i bashkëjetesës ishte mbushur me plot arsyetime të miat dhe me shpjegime dhe me premtime të marra, të cilat Naimi i kërkonte nga unë.

Pasi që edhe kafetë e zakonshme me motrën time nuk po kalonin pa grindje midis neve dyve dhe pa xhelozi paranoike, e kam kuptuar se me të nuk kishte lumturi. Edhe ashtu pothuajse nuk më lidhte asgjë me të. Shtëpia, pishina, veshjet e shtrenjta, të gjitha çuditë që i kishte nuk mund të ma kompensonin dashurinë, të cilën nuk e kisha më. Po jetoj me një njeri, i cili vetes nuk i mjafton. Naimi, me të cilin do të bisedoja do ta shikonte si kundërshtar. Në përshëndetjen më të zakonshme vërente qëllimet e etura mashkullore dhe gjithmonë ma përsëriste që të mos i shikoj. Kjo fotografi plot me paranojë gjithnjë e më e fortë po bëhej në kokën e tij dhe për një vit rresht unë kam pranuar të jetoj me një mashkull të tillë.

Mu për këtë arsye, kur ishte i qetë dhe i buzëqeshur, i propozova që ta vizitonte psikiatrin. Reagoi tmerrshëm, thuajse e kisha përvëluar me ujë të nxehtë. Kërceu nga karrigia duke bërtitur dhe duke bërë me duar. - Unë nuk jam i çmendur? Si ke guxuar ta mendosh një gjë të tillë? Unë e di se çfarë po planifikon ti! Dëshiron të martohesh me mua, të më shpallësh të çmendur dhe të më marrësh gjithçka. E, nuk do të shkojë kështu, pa marrë parasysh sa shumë të dua - po ulërinte nëpër shtëpi.

Reagimi i tij ishte një pike që e derdhi gotën time të durimit. - Nuk dua të martohem, sidomos jo me ty. Një milion herë më ke lënduar me sjelljen tënde dhe një njeriu si ty nuk i betohem për besnikëri. Mjaft me paranojat e tua dhe histeritë, sikurse edhe të qarat dhe lutjet që pasojnë më pas. Nuk dua të dëgjoj më, se si të gjithë, e edhe unë, jemi kthyer kundër teje - po i bërtitja. (vijon)  

(Kosova Sot Online)