Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Abortova, sepse më helmoi burri (9)
Nita, a je ti? - zëri i cili ma thirri emrin tim në anën tjetër të telefonit m'u duk shumë i njohur, por jo edhe aq sa për ta njohur se kush ishte. - Nita, Besimi jam. Besimi, Besimi, po shikoja lart, i mbylla sytë dhe po mendoja ta kujtoj se cili Besim mund të ishte. Cilin Besim po e njihja unë? Për një moment truri mu zbraz i tëri, e më pas… o jo! Kjo thjeshtë ishte e pamundur të ndodhte. - Besimi, po mendon Besimi nga kafeteria - e pyeta duke belbëzuar. Papritmas zëri im më dukej si një zë i panjohur. Po kjo ishte e pamundur. - Po, pikërisht ai - më duket si ishte mjaft i lumtur për faktin se po e njihja, e më pas përsëri heshti. Të gjitha këto, kjo thirrje dhe një hamendje e një mashkulli për një moment më bën të ndihem çuditshëm. A thua pse më ka thirrur dhe a thuaj prej nga e kishte marrë numrin tim të telefonit?
Shtëpia në të cilën unë dhe bashkëshorti im Dritoni ende nuk kishte përfunduar mirë. Me një presion të madh në lukth, thuajse po më rrotullohej lukthi, po e kujtoja një muaj të caktuar të para tri viteve. Dritoni, apo Toni si e quaja unë, për tetë vjet ishim së bashku në lidhje. Gjithmonë bënim shaka rreth asaj se sa e "rrezikshëm" është viti i shtatë për neve dhe se pasi kishte kaluar tash "të sigurt" mund të martoheshim. Unë isha e lumtur, madje shumë. Kur kemi pritur aq gjatë, për asnjë sekondë nuk dëshiroja një martesë të thjeshtë. Kështu ia thashë edhe Tonit, e ai u pajtua.
Ngjarje e vërtetë: Abortova, sepse më helmoi burri (9)Lexoni edhe:
Vetëm të lutem mos, të lutem, vetëm të mos jam unë ai që duhet të organizoj të gjitha, sepse ti e di se sa i ngathët jam në gjëra të tilla - bënte me duar në llojin e komikut, e unë po qeshja me të. Natyrisht se isha në gjendje të merrja gjithçka në përgjegjësi. Edhe ashtu më dukej se kjo ishte mënyra e vetme të funksionojë organizimi. Kam planifikuar gjithçka, pra, një festë të madhe, dhe atë deri në momentin e fundit: kurorëzimin, karrocën, mysafirët, restorantin, muzikën. Gjithçka duhej të shkonte vaj, por në diçka kam harruar: shoqërinë time, femrat!
Duke dëgjuar se po martohem, ato ishin "çmendur". E jo, nuk do të nxirresh pa e organizuar "natën e çikave", më thanë duke bërtitur. Duke i njohur ato mirë, se nuk do të dorëzoheshin lehtë, më mirë të pranoja. Në fund të fundit, ideja nuk ishte edhe aq e keqe. Edhe për pak kohë do të jem një si ato, pasi që së shpejti tashmë do të shndërrohesha në një Zonjë. Sot më buzëqesh buza kur e mendoj frikën që e kisha nga martesa. Por, me Tonin kishte vite që kam jetuar e edhe ajo pjesë e letrës për mua nuk kishte ndryshuar asgjë. Derisa shoqet po më vozisnin me sy të mbyllur nëpër qytet, pasi që do të ma dhuronin befasinë që ma kishin përgatitur. Përreth vetes po dëgjoja buzëqeshjen e tyre dhe komentet që i bënin në llogari të martesës sime. Isha e lumtur. Jo vetëm për faktin se të nesërmen do të bëhesha gruaja e njeriut që e dashuroja, por edhe se kisha shoqe të mira.
Na premto se edhe kur të martohesh nuk do të ndahesh prej neve - e dëgjova zërin e një shoqes sime nga ana ime e majtë. - Na premto këtë ose që tani do të kidnapojmë dhe asgjë nga martesa jote nuk do të ketë - tha nga ana e djathtë një shoqe tjetër. Natyrisht se nuk e kisha ndërmend të ndahesha me to. Si do të mund ta bëja këtë! Ne dhjetë shoqet që ishim njiheshim që nga shkolla fillore, kishim një shoqëri të përjetshme. - Eh moj shoqe...sa "idiote" që jeni - po buzëqeshja derisa lot po më rridhnin nga sytë. - A do të arrijmë ende? Kisha dëshirë ta dija ku po shkojmë - po pyesja unë pa pasur durim. (vijon)
(Kosova Sot Online)