Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Si e mashtrova burrin me një valltar të rastit (3)
Para se t'ia dilja ta thosha ndonjë fjalë, ai tashmë e kishte ndërprerë lidhjen. Thuajse kishte frikë nga reaksioni im. Nëse me të vërtetë kishte qenë ashtu, atëherë frika ishte krejt e pakuptimtë. Mendimet e mija po fluturonin në të gjitha anët, si një flluskë bore në erë të fortë, por edhe isha në shok të madh që të mund ta them ndonjë fjalë. Por, çfarë lidhje unë kisha me këtë? Çfarë ai kishte pritur prej meje? Ndihmë? Shpresoj që jo! Ngadalë, kohë pas kohe, derisa po më kalonte shoku, në mendjen time filloi të depërtonte arsyeja e vërtetë pse kishte thirrur. Ai ka dëshiruar që të më njoftonte se ekziston mundësia se jam infektuar prej tij! Sepse, ashtu të dehur të natë si ishim dhe me zjarrin se si jemi hedhur mbi njëri tjetrin, me siguri se ne nuk kemi përdorur asnjë mbrojtje.
Ngjarje e vërtetë: Si e mashtrova burrin me një valltar të rastit (3)Lexoni edhe:
Në fakt as mua nuk më kujtoheshin shumë detajet, por po hamend se ishte ashtu. E vetmja gjë që më kujtohet është se si veshjet tona po fluturonin në të gjitha anët e dhomës dhe si mezi kemi arritur deri te shtrati. Sa çudi si i harron njeriu disa gabime. Atë që dëshiron ta kujtojë e harron shumë shpejt, e atë që me çdo çmim dëshiron ta harrojë e kujton gjithmonë. Ajo mbetet e përfshirë në kujtime, thuajse kishte ndodhur dje. Përnjëherë u ndjeva thuajse dikush ma mori gjithë oksigjenin nga mushkëritë e mija dhe se nuk po mundem të marr frymë. Unë kam përfunduar me Aids?! Kjo nuk mund të ndodhte, jo, kjo nuk guxonte të jetë e vërtetë. Nuk guxoj ta kem një të ardhme kaq të ashpër. A thua u dënova kështu për vetëm një gabim! Gjithmonë kam qenë një vajzë e sjellshme, nuk kam përdorur asnjë lloj të drogës, nuk kisha afera dashurie, nuk pija duhan e as alkool.
Vetëm kësaj radhe e kisha tepruar, kam humbur kontrollin mbi veten time. Ndoshta në të gjithë këtë ka kontribuar edhe paniku një ditë para martesës. Tash, kur kam arritur në këtë gjendje, nervat po më dridheshin dhe kisha ndjenjën se po më lëshonte trupi. Plogështia në tru m'u zhvendos në lukth dhe po ndjeja një mundim. Duke marrë frymë thellë ia dola të shkoj te dollapi ku kishte diçka për të pirë, mora një uiski dhe pina një doze të dyfishtë. Në kokë po më sillej një lloj paniku dhe frike. Vetëm mendimi se në trup e mbaja një sëmundje vdekjeprurëse më nxori djersën e vdekjes. Mendimet po më fluturonin me shpejtësinë e dritës. Për një moment mendova se kështu ndihen njerëzit që vdesin. Midis fotografive të panumërta që po më silleshin nëpër kokë, për një moment m'u kujtua polemika midis meje dhe shoqes sime.
I ati i saj ishte shumë i sëmurë, e ne ndanim mendjen nëse duhet t'ia themi të vërtetën apo ta mbajmë në vete të vërtetën. Unë atëherë kisha thënë se më mire të përcaktohemi për të vërtetën se sa gënjeshtrën. Por, vetëm tani e kuptova se sa pak di për jetën dhe sa lehtë e kisha që të flas atëherë. Kur sëmundja u shndërrua në realitetin tim, asgjë më nuk ishte kaq e thjeshtë. Përse më ka thirrur, sikur të mos e kishte bërë këtë, që së paku të më linte të jetoj e lumtur, pa dijeninë time. E thelluar në mendimet e mia, fare nuk e kam dëgjuar Tonin kur kishte arritur në shtëpi. Unë kërceva si lepuri kur nga prapa ai m'i ka mbyllur sytë. (vijon)
(Kosova Sot Online)