Lexoni edhe:
Besa Morina: Nuk ështe e nevojshme të ketë provokime në skenë, kënga duhet dëgjuar e jo të shikohet
Sa më përkiste mua, kjo me të vërtetë ishte një rrethanë lehtësuese, meqë nuk di si do ta shikoja mjeken tonë në sy. U nisa d.m.th. për në atë qendër me guxim të konsiderueshëm, por kur arrita atje, për pak sa nuk hoqa dorë. - Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi, që tani, kur jeni këtu, të hiqni dorë dhe të mos i bëni testimet, për ta hequr dilemën - më thoshte gruaja që punonte në këshillimore. - Në fund të fundit, gjithmonë ekziston mundësia që të mos jeni e infektuar dhe që të shqetësoheni gjatë tërë kohës. E, nëse rastësisht jeni e infektuar... atëherë mund të trajtoheni me ilaçe dh të jetoni edhe shumë vjet, duke bërë një jetë krejt normale. Kjo sëmundje është aq e paparashikueshme, sa që ka kohë që askush nuk guxon të prognozojë asgjë me siguri. Përfundimisht, pas një tentimi të gjatë, punëtorja e qendrës ia arriti që të më bindte dhe vendosa ta jepja gjakun për analiza.
Gjatë ditëve në vijim ndjenjat e mia sërish ishin të ndara: nga njëra anë kisha një frikë të madhe, derisa në anën tjetër mundohesha që ta bindja veten time sesi tani tërë kësaj marrëzie do t'i vinte fundi. Por, rezultati i analizave ishte ashtu sikur edhe isha frikësuar! - Ndonjëherë mjafton vetëm një kontakt që njeriu të infektohet - më tha gruaja në këshillimore, derisa fytyra e saj shprehte një keqardhje të thellë. Për gati një orë ajo tentoi të më qetësonte, por gjatë tërë kohës sa më fliste ajo, mua në mendje më sillej vetëm një gjë: unë jam HIV pozitive! Dhe, e tillë do të mbetem gjatë tërë jetës, derisa të vdes nga kjo sëmundje e tmerrshme. Si ia kisha dalë pas këtij njoftimi që të jetoja dhe funksionoja si grua, vajzë dhe shoqe, pa u shkatërruar në tërësi, as sot e kësaj dite nuk e kam të qartë. Mundohesha që ta injoroja mendimin se, me çdo puthje pasionuese, me çdo marrëdhënie intime, e shtyja burrin tim gjithnjë e më afër vdekjes. Edhe ashtu, tanimë ishte tepër vonë për të ndërmarrë masa të sigurisë, apo jo? Diku kisha lexuar se femrat infektohen më lehtë me sidë, por se a ishte kështu me të vërtetë, nuk mund ta dija. Sa më përkiste mua, një gjë ishte e qartë: Unë dhe burri im ishim së bashku në këtë fatkeqësi. Disa javë më vonë, kur gjendja ime filloi që të përkeqësohej, burri filloi që të insistonte të shkoja te mjeku. - Duhet të shkosh te mjeku! Je e zbehtë dhe e dobët dhe çdo ditë je keq e më keq. Mënyra sesi ma tha këtë, nuk ishte më lutje, por urdhër. Bile, ai insistonte që vet të më dërgonte te mjeku. Pas bërjes së analizave, prisja me ankth rezultatet, por më priste një befasi. - Urime, jeni shtatzënë! - më tha mjekja jonë. Burri im filloi që të kërcente nga gëzimi, kurse mua nuk më besohej se më kishte gjetur edhe kjo e zezë. Natyrisht, në rrethana të tjera lajmi rreth shtatzënësisë do të më gëzonte pa masë, por tani...
- Ti e dashur, nuk po gëzohesh fare?! - më tha ai me habi. - Më mirë të shkojmë te gjinekologia, që ta hapim kartelën e shtatzënësisë. E, do ta shohim edhe fëmijën tonë në ultrazë! Ai ishte aq i lumtur, e unë as që mund ta shikoja në sy. - çka ke? - më pyeti ai i shqetësuar. - Më vjen për të vjellë - i thash, duke e gënjyer. Me të vërtetë barku më sillej e më dhembte, por jo për shkak të shtatzënësisë, por për shkak të së vërtetës të cilën e fshihja në vetvete. Një javë më vonë, shpërtheu bomba. - Më vjen shumë keq. Nuk mund të besonim, prandaj e përsëritëm analizën. Për fat të keq, nuk ka dyshim, ju jeni e infektuar! - na tha mjekja jonë, e tronditur, e i tronditur mbeti edhe burri. - Por, si është e mundur? Gruaja ime nuk ka marrë drogë dhe nuk ka qëndruar me njerëz të tillë - filloi të belbëzonte ai. Unë, përkundrazi, isha e qetë. Përfundimisht e vërteta kishte dalë në shesh. Më vinte keq vetëm nga fëmija që mbaja në bark, i cili, me gjasë, do të vdiste jo shumë kohë pas lindjes. (vijon)
(Kosova Sot Online)