Ngjarje e vërtetë: "Nëna më torturonte, donte të më bënte manekene" (3)
- Zana, çfarë po flet? Të lutem, lëre rehat vogëlushen. Tina ende është vetëm fëmijë - buzëqeshi babi. Derisa unë me gojën plot po përtypja ushqimin, po mendoja me veten time se cilin prej tyre do të duhej ta dëgjoja, e babi më buzëqeshte përtej tavolinës duke më inkurajuar.
- Vetëm ha ti shpirti i babit, në mënyrë që të rritesh dhe të bëhesh e fortë. Mos e dëgjo nënën. Ti e di si është kjo.
Gjithmonë ankohet në diçka. - A ashtu ë? Më intereson ta di nëse do të mendoje kështu sikur bashkëshortja jote të ketë nja njëzet kilogramë më tepër, e shembullin më të mirë e ke motrën tënde, i tha nëna me ironi. - Mund të flisni çfarë të doni.
Por, Zotin e kam dëshmitar se Tinës ia dëshiroj vetëm më të mirën - i tha, për të cilën babi me qëllim që ta shmang një fjalosje uli kokën poshtë dhe vazhdoi të hante. Kurrë nuk do ta harroj poshtërimin që e kam ndjerë kur pak më vonë erdhi kohë për ëmbëlsirë.
Nëna shkoi në kuzhinë dhe për disa momente u kthye me plot pjatën me ëmbëlsirat e mija të preferuara me çokollatë.
- Mmmm, me të vërtetë po duken të shijshme. Të faleminderit nënë - ia thashë me nxitim, e bindur se me to kishte dashur të më befasonte dhe shpesh zgjata dorën për një. - Nuk ka përse zonjushë e re. Por, kam frikë se nuk i kam gatuar për ty - më tha duke ma larguar pjatën.
- A me të vërtetë pas gjithë asaj që ke ngrënë të hash edhe ëmbëlsirë, në frigorifer ke pak rrush - shtoi duke e kafshuar ëmbëlsirën. Më janë nevojitur disa minuta që ta kuptoja atë që ma tha. Kur e kuptova se nuk ishte duke u tallur, kam ndjerë një poshtërim si kurrë më parë në jetën time. Sa shumë e urreja nënë time në ato momente! Unë me një shikim e shikova të atin tim, duke e lutur për ndihmë, por ai ishte aq i dashuruar në gazeta, saqë as nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.
Për fat të keq, ky ishte vetëm fillimi i sjelljes bizare të nënës sime. Vazhdimi i kësaj sjellje pasoi më shpejtë se sa që e kisha pritur unë. Atë të hënë, i ati ynë përsëri ka shkuar në udhëtim zyrtar. Derisa unë po bëhesha gati për shkollë, nëna si edhe zakonisht e kishte pushtuar banjën. Kur përfundimisht pas lutjeve të mija ajo doli, në fytyrë kishte një nga maskat e saj të çuditshme me ngjyrë të gjelbër për përtëritjen e fytyrës. - Zot, pse duhet të ma bësh gjithmonë kështu pikërisht kur nisem për shkollë - i thashë derisa ajo me një peshqir në kokë po kalonte përreth meje.
- Të lutem, Tina, ndalo t'i dramatizosh gjërat. Për dallim nga disa, unë po kujdesem për dukjen time - më tha me sarkazëm duke më shikuar nga koka e deri te thembrat. Nuk duhej të isha shumë e mençur që mos ta kuptoj se kujt po ia drejtonte këtë, e që ishte vetëm për mua. A thua pse është e tillë ndaj meje? Çfarë i kam bërë që të më urrejë kaq shumë, u pyeta derisa po fshija lotët nga sytë e mi. Me vetëdije apo pa të, nëna po më lëndonte shumë dhe përnjëherë e ndjeva nevojë që t'ia kthej me të njëjtin ton.
- Shpirti i mamit, është momenti i fundit që të fillosh të sillesh si një person i rritur, dhe person normal - më tha me inat. - Rrugës, më duket mua apo po më bëjnë sytë se kohëve të fundit ke shtuar në peshë - më pyeti duke më shikuar me një shikim fiksues.
- Nënë , të lutem - mora frymë thellë në pamundësi të bëja gjë. - Marrë parasysh me faktin se sa shpesh po gatuan, edhe po të dëshiroja kjo nuk do të më shkonte për dorë - i thashë. - Ha, ha, e di se më me dëshirë shkon dhe han pica dhe hamburgerë, por për fat të keq, asgjë as prej asaj pune. Zonjushë e re, derisa unë jam në këtë shtëpi, unë do të kujdesem për ushqimin.
Që nga sot të dyja ne jemi në dietë. Vetëm pemë dhe perime, në të kundërtën vështirë se do të qëndrosh në fustanin që ta kam blerë për dasmën e kushërinjve që është pas dy muajsh. (vijon)
(Kosova Sot Online)